Me ligjin e ri të nxjerrë nga Ministria e Shëdetësisë, të gjithë konsumuesit e cigareve nuk do të munden dot ti  blejnë ato në çdo dyqan lagje apo supermarket.  Me anë të një projektligji për ndryshimin e ligjit për duhanin, Ministria e Shëndetësisë kërkon që pikat e shitjes së produkteve të duhanit të pajisen me një licencë të veçantë.

“Pikat e shitjes së produkteve të duhanit pajisen me një licencë të veçantë , me qëllim kufizimin e numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend”.

Madje pikat e shitjes do të jenë të detyruara të lajmërojnë Ministrinë e Shëndetësisë, për çdo produkt të ri jokarakteristik që futet në vend, duke përfshirë cigaret elektronike apo çdo produkt të tillë që do të dalë në treg vitet e ardhshme.  Ndryshimet parashikojnë dhe ndalimin e shitjes së paketave me 10 cigare ose më pak.

“Ndalohet shitja e paketave me 10 cigare ose më pak, si edhe e cigareve apo duhanit të dredhur, i cili, ka shije që fsheh atë origjinale si menthol, vanilje etj”.

Në rast të penalizimit me gjobë me shume se tre here në një periudhë kohore prej tre muaj rresht ndaj subjektit që do vazhdojë të shesë cigare, do merret masa e pezullimit të aktivitetit deri në shlyerjen e masave të gjobës. Aktualisht produktet e duhanit shiten në çdo supermarket dhe çdo dyqan. Ky draft pritet të çojë në monopolizimin e tregtimit të cigareve.

Në nenin 8 pas paragrafit të parë të shtohen paragrafet me këtë përmbajtje:

“Prodhuesit dhe/ose importuesit e produkteve të duhanit janë të detyruara të lajmërojnë Ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, për çdo produkt të ri jo karakteristik që fut në vend, cigare elektronike apo çdo produkt që do të dalë në treg në vitet e ardhshme”.

Pikat e shitjes së produkteve të duhanit pajisen me një licensë të veçantë , me qëllim kufizimin e numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vendhttps://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/Ndryshimi-i-ligjit-te-duhanit-dt-05-02-2019.doc

Në nenin 11 pas fjalisë së parë të shtohen fjaliame këtë përmbajtje: “Ndalohet shitja e paketave me 10 cigare ose më pak, si edhe e cigareve apo duhanit të dredhur, i cili, ka shije që fsheh atë origjinale si menthol, vanilje etj”.