Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se PS do të depozitojë në Komisionin e Etikës që Berisha të japë shpjegime dhe të merren masa për fyerjet që ai ka bërë drejtuar ambasadorëve të vendeve mike si dhe atij të BE-së së fundmi përksa i përket përkatësisë gjinore.
Ndër të tjera, referuar kundërshtimit të projekt-ligjit nga opozita, Balla tha se ligji është hartuar bazuar në ligjin kundër diskriminimit që është miratuar nga vetë Berisha në vitin 2010.
“E dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në këtë foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur nga i njëjti individ prej 35 vitesh kundër ambasadorëve të SHBA-ve, kundër ambasadorëve të vendete të tjera, kundër ambasadorit të BE-së. Bie ndesh me parimet e Konventës të Vjenës dhe interesat e Shqipërisë. BE është partneri ynë më i rëndësishëm dhe vendi do të jetë anëtarë brenda 2030.
Sa i përket këtij sulmi sot, zoti kryetar ne do të depozitojmë kërkesë pranë komisionit të etikës që deputeti në fjalë të japi shpjegime por dhe Kuvendi të ndali përgjithmonë sulmet. SHBA e kanë dhënë vendimin e tyre se nje prej arsyeve që e kanë shpallur non grada janë sulmet kundër ambasadorëve. Sa i përket çështjeve që u thanë, zotëria sapo gënjeu publikisht.
Ju sfidoj të lexoni ligjin kundër diskriminit, e ka miratuar Berisha në vitin 2010. Në ligj sanksionohet qartë si gjini në Shqipëria burra dhe gra. Kjo është rregulluar dhe me amendamentit e propozuar prej meje dhe 2 kolegëve të tjerë. Dhe për këtë amendament, informoj është konventa e Stambollit e ratifikuar nga Shqipëria e firmosur nga Berisha në 2011 dhe e ratifikuar në Kuvend në vitin 2012. Këtë ratifikim e kam votuar dhe unë.
Politizimi i kësaj çështje nuk ka të bëjë me këtë ligj. Në ligj thuhet qartë, Në Shqipëri nuk do të ketë më gra që do të paguhen më pak se burrat se janë gra. Gratë dhe burrat do të paguhen të gjithë njësoj. Është qëndrimi i kësaj partie që sot në parlament kemi më shumë gra dhe vajza që nga viti 1920. Angazhimi ynë është që një ditë këtu të kemi 70 burra dhe 70 gra. Ai që del sot këtu është kundër barazisë gjinore.
Sa i përket përkatësisë së shumëfishtë, gënjen. Ti nuk e di fare se nu ka përkatësi të shumëfishtë gjinore. Përkatësia e shumëfishtë është kur unë jam një vajzë e dhunuar, janë një vajzë e abuzuar seksualisht, vajzë rome apo jetoj në një lagje periferik dhe përkatësia e shumëfishtë që më kanë rënë në supet e mija të gjitha këto halle. Është e thënë qartë, përkatësi i shumëfishtë, bazuar në ligjin kundër diskriminimit.
Buxheti më i madh i vendit. 3 herë më i madh se buxheti që le ti kur ike. Për cfarë do votoni kundër. Kundër 130 mil euro për rimbursimin e medikamenteve, për 100 milionë euro shtesë për pensionet? 820 mln për Ministrinë e Shëndetësisë. Votoni pra buxhetin. Asnjëherë nuk e keni dashur atdheun tuaj se e keni tradhtuar sa herë iu është dhënë mundësia. 580 mln uero buxheti i mbrojtjes”, tha Balla.
Berisha iu përgjigj duke thënë se ishte trillim, pasi nuk e sulmoi ambasadorin.
"Hedh poshtë trillimin e parafolësit, se në fjalën time nuk kam fyer dhe nuk fyej ambasador të huaj. Po i kam kërkuar zotërisë së tij, tu paraqesë shqiptarëve, meqë i ka lejuar vetes të ndërhyjë në punët e brendshme të parlamentit, secila direktivë e BE bën fjalë për gjini me diversitet të gjerë. Nuk ka njeri që respekton më shumë ambasadorët se unë, pro dua më shumë vendin tim dhe kombin tim. Kur një ambasador dilte në krah të Tahirit në kulmin e kanabizimit dhe lavdëronte policinë në luftën kundër drogës, mbështeste krijimin e narko shtetit dhe unë nuk mund të mos e denoncoj atë. Kur një mabd blinte vilën me 400 euro metri katror, kur ishte 1300 euro, nuk mund të mos e denoncoja si hajdute, ai denoncim i ka shërbyer KE dhe përgjegjësi i OLAF la detyrën dhe bëri dhe burg", iu përgjigj Berisha.
Lajmi kryesor:
Balluku mungon në Kuvend, PD pankarta: Të japë llogari për Tunelin e Llogarasë! U rrëzohet kërkesa për interpelancë, Peleshi: Po hetohet nga SPAK











