'Problem janë borxhet', sipërmarrësi që kërkon të blejë Vllazninë: Dua më shumë se 51% të aksioneve, Ademi të mbajë premtimin

Të martën një sipërmarrës shprehu interesimin për të blerë aksionet e klubit të Vllaznisë, që në vitet e fundit po kalon një kalvar të gjatë vështirësisë dhe problemesh që lidhen me pjesën e ekonomisë. Alban Xhaferri, distriburoti i kompanisë japoneze ‘fujifilm’ për ‘report tv’ zbulon planin që ka prezantuar në këshillin bashkiak dhe kryetares Voltana Ademi:

“Ne kemi prezantuar një plan që brenda 3-5 vite të ecim me idenë e konkurimit për tituj dhe në Kupat e Europës. Të rindërtojmë akademinë pasi Shkodra ka një potencial të eksplorum te kjo pjesë, tek të rinjtë.”

I pyetur se në ç’fazë janë bisedimet për blerjen e klubit të Vllaznisë Xhaferri përgjigjet:

“Kam pas disa takime me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi, me të cilën kemi diskutuar në mënyrë të hapur për këtë mundësi. Siç e di i gjithë publiku i Shkodrës kryetarja e bashkisë ka dhënë një premtim që brenda afatit të mandatit saj të pritavizohet klubi. Kështu që shpresojmë që Ademi të mbajë premtimin dhe të shkojmë drejt proçedurës së ndarjes së aksioneve.”

Por sa përqind të aksioneve pretendon të blejë kompania në fjalë?

“Në idenë time unë mendoj se bashkia duhet të jetë pjesmarrëse në një strukturë të re aksionere. Sigurisht në një përqindje më të vogël se ofruesi. Ne pretendojmë mbi 51% të aksioneve për të patur të drejtë vendimarrje dhe për të realizuar planet tona.”

Përsa i përket problematikave që Vllaznia ka patur vitet e fundit Xhaferri thotë se është në dijeni edhe të një borxhi të madh që klubi ka.

“Unë dua të theksoj se klubi ka një trashëgimi të madhe borxhi dhe ka një bilanc shumë negative. Duhet theksuar se faktet janë të qarta dhe normalisht kjo është një problem për një aksioner që kërkon të hyjë, por me një plan të ri problemet pastaj do vijnë duke u zgjidhur dhe duke u përmirësuar.”

Xhaferri për blerjen e klubit të Vllaznisë thotë se është konsultuar me futbollistë, trajnerë, njohës të futbollit, bizense dhe vetë presidentin e FSHF-së.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja