Problematikat e denoncuara në emisionin e mëngjesit në fokusin e gazetarëve të Report Tv

Të shumtë janë qytetarët të cilët telefonojnë në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” në drejtimin e gazetarit Andi Kapxhiu për të shprehur problematikat e përditshme. Këtë të premte një qytetar nga shkodran ka shpreshur shqetësimin se në spitalin e Shkodrës mjekët vetëm sa shpërndajnë receta, por ilaçet i blejnë jashtë.

Menjëherë pas ngritjes së këtij shqetësimi gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja është drejtuar për në spitalin rajonal të Shkodrës ku veç ankesave të qytetarëve, problematikën e ka adresuar edhe tek drejtuesit e këtij institucioni.

Ndërkohë një problem tjetër është parashtruar nga një telefonues nga Elbsani, për një rrugë e kthyer në gangren për banorët e zonës. 

Report tv ka qenë në rrugën Abdyl Kajanaku, e cila vetëm përshtypjen e një rruge qyteti nuk të jep. Për këtë problem qytetarët shprehen se e kanë ngritur shqetësimin disa herë. 

Sa i përketë kësaj problematike Bashkia e Elbasanit i ka thënë gazetarit Aldo Kozarja se rruga është futur në projekt për rehabilitim të plotë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë