Problematikat/ Kush mbron ata që
ushtrojnë dhunë ndaj gazetarëve?

Problematikat/ Kush mbron ata që<br />ushtrojnë dhunë ndaj gazetarëve?
TIRANE- Pezullimi i shefit të Komisariatit nr. 4 të Policisë së Tiranës, Fatmir Lleshi, është më e pakta, pas akteve të tij të dhunshme ndaj grupit të xhirimit të një televizioni privat. Në fakt, në gjithë këtë ngjarje ne, si publik, nuk patëm asnjë video apo asnjë audio. Më mirë që nuk i pamë, sepse aktet e dhunës janë gjithmonë të shëmtuara, aq më tepër nga një funksionar shteti. Nuk kam as dyshimin më të vogël për ngjarjen e ndodhur, ndaj dyfish nuk më duhen videot dhe audiot.

Nëse ndaj Fatmir Lleshit pati masa të menjëhershme për dhunën fizike dhe psikologjike ndaj gazetarëve, ndryshr qëndron situate në qytete jashtë Tiranës.

Me 29 korrik të këtij viti, shefi i Komisariatit në Policinë e Shkodrës Gazmend Demrozi u shfaq, duke më goditur me grusht në brinjë. Menjëherë e denoncova publikisht këtë ngjarje të rëndë, por më pas edhe ligjërisht, duke i bërë padi penale në Prokurori. Pavarësisht se reagoi edhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë me një deklaratë publike, apo edhe përfaqësues të opozitës, për shefin e “fortë”, që duket qartë se ka mbrojtje “nga lart”, nuk u mor asnjë masë. Shefi Demrozi ende vijon punën e tij në Komisariatin e Shkodrës.

Përballja e parë, jo vetëm e imja, por edhe kolegëve të tjerë me shefin në fjalë do të ishte në një takim në Prefekturën e Shkodrës. Në fund të këtij takimi, pa asnjë arsye, Demrozi, jo vetëm se fyeu gazetarët, por shfaqi mungesë respekti edhe për prefektin, duke braktisur mbledhjen duke turfulluar me sjellje rrugaçërie. Për momentin u shtangëm dhe u çuditëm për këtë sjellje, por e lamë të kalonte, me idenë se shefin nuk e njihnim dhe mbase ka patur ndonjë keqkuptim. Nuk kishim të drejtë. Më pas do të kuptonim se ajo sjellje është e zakonshme e shefit dhe se e ka stil jetese, pavarësisht se ka një funksion shtetëror, të cilin duhet ta respektojë dhe t’u bindet rregullave dhe ligjeve. Këto, më vonë, do të kuptonim se nuk i njihte.

Nuk kaluan shumë kohë dhe me 29 korrik të këtij viti, në një aksion të Antikontabandës për tregtimin informal të duhanit në Shkodër, shef Demrozi do të ndërhynte me forcë mbi fermerët, që nuk kishin asnjë mbrojtje, duke ushtruar dhunë edhe mbi mua si gazetar, duke më kapur me forcë përkrahu, në tentativë për të më rrëzuar. Arrita të qëndroj në këmbë dhe menjëherë iu përgjigja, duke i thënë se nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në atë mënyrë dhe se është në shkelje të ligjit, po cenonte të drejtat e mia si individ, por edhe si gazetar. Në vend që të kërkonte falje, vijoi cikli i shfaqjes, duke më dhënë një goditje me grusht në brinjë në mënyrë të beftë. Shefi u përpoq që edhe goditja e dytë me grusht të kalonte pa u vënë re, por fatmirësisht kamera e kishte fiksuar atë moment.

Video, por edhe foto, u publikua dhe ngjarja e bëri jehonën, por ndaj shefit nuk u mor asnjë masë, pavarësisht ngjarjes së rëndë dhe dhunës fizike që faktohet me video e foto. Saga e shefit do të vazhdonte edhe më pas. Një natë, në një ngjarje të ndodhur, do të shtynte dhe do t’i fliste me një gjuhë të ashpër edhe një grupi tjetër xhirimi në Shkodër, ngjarja, e cila u kalua pa bërë shumë zhurmë. Janë zhvilluar edhe takime në Drejtorinë e Policisë, por nuk kanë bërë efektin e duhur, sepse shefi i Komisariatit vijon të mos shqetësohet nga askush, edhe pse dhunon rregullisht gazetarët. Për ngjarjen e rëndë dhe dhunën e tij ndaj meje Prokuroria e Shkodrës po heton dhe jo vetëm se nuk do të hesht, por nuk do ta humb as shpresën që shefi të marrë dënimin e merituar. Ndryshe fiton DHUNA!

Hetimet
Prokuroria vijon të hetojë mbi akuzat lidhur me dhunën e ushtruar nga oficerë të lartë të Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve, por ende nuk ka një rast të vetëm padie ndaj tyre
 
Ligji
Sjellje të dhunshme ndaj medias disa shefa i kanë bërë të zakonshme, pavarësisht se kanë funksione shtetërore, të cilët duhet t’i respektojnë dhe t’u binden rregullave dhe ligjeve
 
Këmbëngulja
Për ngjarjen e rëndë dhe dhunën në Shkodër Prokuroria po heton. Gazetari shprehet e jo vetëm nuk do të heshtë, por nuk do ta humbë as shpresën që shefi të marrë dënimin e merituar.
 

logo observatori per arkiv 

*Ky shkrim është përgatitur në bashkëpunim me Osservatorio dei Balcani e Caucaso për Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi vetëm e Shqiptarja.com dhe nuk mund të pretendohet në asnjë mënyrë se pqasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.






Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Nentor 2015


Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit