OSHEE ka reaguar në lidhje me problemet me energjinë elektrike në disa zona të Tiranës.
'Si pasojë e motit të keq, me stuhi ere dhe reshje shiu intensive, janë shfaqur defekte në rrjetin e shpërndarjes në qytetin e Tiranës.
![]()
Konkretisht: Fideri C6 Nst/Traktora, zona pa energji tek Tregu Elektrik, rruga “Zonja Curre”, Zona e “Ali Demit”; Fideri c4 Nst./Traktora zona pa energji tek Porcelanin i Vjetër Fideri F18 Nst./
Kashar zona pa energji Unaza Re, zona pranë Yzberishtit. Grupet e OSSH #Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.'-njofton OSHEE.
Lajmi kryesor:
Problematika nga reshjet e shiut, disa zona në Tiranë dhe Daullasi i Fierit pa energji! Përmbyten rrugët në Gjirokastër! Anulohet koncerti për Pavarësinë në Vlorë
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
