Probleme me financat. Tirana, Flamurtari dhe Luftëtari nuk licensohen. Dënime me pikë në rast se nuk futen në shina

Probleme me financat. Tirana, Flamurtari dhe Luftëtari nuk licensohen. Dënime me pikë në rast se nuk futen në shina

Majtas shefi i sektorit të licensimit në FSHF Eduart Gjini

Vetëm 5 nga 10 klubet e Superligës kanë mundur të marrin licensimet për të luajtur në Kupat e Europës këtë verë. Në ambientet e FSHF-së, shefi i sektorit të licensimit, Eduart Gjini, ka bërë të ditura klubet të cilat nuk kanë kaluar kriteret e kërkuara nga UEFA.

“U refezuan 5 skuadra të cilat janë Tirana, Flamurtari, Luftërari, Kastrioti dhe Kamza, e cila pasi aplikoi u pezullua nga Disiplina e FSHF-së.”

Përveç Kastriotit që ka ngecur për shkak të infrastrukturës, tre klubeve të tjera, Tiranës, Flamurtarit dhe Luftëtarit i është thënë jo për problemet financiare.

“Me rregulloren e re që kemi miratuar çdo tre muaj klubet janë të detyruara të bëjnë paraqitje të bilancave dhe ecurisë financiare të kontrrolluara nga ekspertët.”

Sipas Gjinit në rast se këto klube do të rezultojnë edhe në të ardhmen me probleme do të merren masa, të cilat do të fillojnë me heqje pikësh, qoftë edhe në mesin e sezonit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave