Probleme me internetin në serverin e kompanisë së huaj, nuk aksesohen faqet web në botë

Probleme me internetin në serverin e kompanisë së huaj, nuk aksesohen faqet web në botë

TIRANË - Shumica e faqeve të internetit në botë kanë qenë të pamundura për tu aksesuar rreth orës 15:30 të ditës së sotme pas problemeve në serverët e kompanisë së huaj "Cloud Flare" që ofron shërbime në internet.  

Të gjitha faqet që përdorin "Cloud Flare" nuk mund të aksesoheshin për mbi 30 minuta, deri rreth orës 16:00.  Kjo situatë preku edhe vendin tonë ku qindra faqe web nuk mund të hapeshin.

Ende nuk dihen arsyet e problemit që u raportua në të gjithë botën ndërsa kompania përmes një njoftimi ka deklaruar se po kryen analiza për të gjetur shkakun.  Njoftimi i shpërndarë përmes Twitter nga CEO i kompanisë Matthew Price.

Problemi nuk preku gjigandët e internetit si Google, Facebook, Twitter, Hotmail të cilët kanë serverat e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përfituan nga amnistia, burokracia ‘mban peng’ të burgosurit në Fushë Krujë! Familjarët thirrje Manjës për zgjidhje

Përfituan nga amnistia, burokracia ‘mban peng’ të burgosurit në Fushë Krujë! Familjarët thirrje Manjës për zgjidhje