230 drejtues mjetesh në të gjithë Shqipërinë janë ndëshkuar vetëm në muajin shtator nga Task- Forca e Transportit Rrugor. Problemet kryesore që janë identifikuar gjatë transportit ka të bëjë me mosrespektimin e kriterit të mbipeshës nga mjetet e tonazhit të rëndë dhe për mungesa e kolaudimit të automjeteve. Drejtori i Task Forcës së Transportit Rrugor Elton Haxhiu ka sqaruar se me pajisjen e grupeve me mjetet elektronike si kamerat trupore, pajisja e lëvizshme e kontrollit teknik dhe peshorja portabël, ka lehtësuar shumë në identifikimin e drejtuesve që kryejnë shkelje.
“Problematika më e madhe që ne hasim në terren është mbipesha, është problem shumë i madh, kolaudimi i mjeteve, ka shumë mjete të cilat nuk kanë kolaudim dhe në mjetet që kanë kolaudim shikojmë mangësia të mëdha sidomos tek sistemi i frenimit. Ky aksion do të vazhdojë, do jetë në të gjithë territorin shqiptar, gjej rastin të bëj një apel për shoferët dhe për pronarët e linjave që të zbatojnë Kodin Rrugor dhe ligjin e Transporteve, mbipesha është problematikë dhe sjell rrezikshmëri të lartë në rrugë, sistemi i frenimit është problem dhe përsëris sjell problem të madh në rrugë prandaj ne duhet të jemi koshient për mjetet që ne kemi dhe për mjetet me të cilat ne punojmë”, deklaroi drejtori Elton Haxhiu.
Ndërkohë vetëm për tejkalimin e normës së peshës 22 subjekte janë konstatuar në shkelje në vetëm 1 javë. Ky aksion ka nisur që prej datës 1 shtator, dhe ende nuk është përcaktuar se për sa kohë do të funksionojë, dhe ka në fokus rritjen e sigurisë rrugore. Aktualisht kontrollet janë të përqendruara në ato akse rrugore ku ka një qarkullim të lartë të mjeteve, por edhe të udhëtarëve si dhe akset të cilat kanë pasur problematikat më të theksuara.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.5%
-
Pak
20.2%
-
Nuk kam mendim
5.3%
Vota total: 188
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbi 4 mijë gjoba për 2 javë, Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: Mbi 1 mijë për shpejtësi të lartë, 16 shoferë të arrestuar
18 Shkurt, 14:08
-
Monitorim me makinë inteligjente, Rrugorja e Tiranës 'kap mat' shoferët që s’respektojnë rregullat, rreth 6700 gjoba për një javë (VIDEO)
16 Shkurt, 10:38
-
Greqi/ Gjobvënie në Athinë, goditet grupi kriminal, në pranga edhe 3 shqiptarë
14 Shkurt, 19:28
-
Mbi 1 mijë gjoba gjatë 10 ditëve, Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 310 për shpejtësi të lartë, 7 shoferë të arrestuar
11 Shkurt, 15:46
-
Ambasadori i Britanisë, Nicholas Abbott takohet me Dumanin: SPAK, institucioni më i besuar! E mbështesim për hetimin e krimeve zgjedhore
4 Shkurt, 10:35
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Të 'pagdhendur' në rrugë, Qibini për Report Tv: Shoferët s’kanë edukatë për rregullat e qarkullimit, pezullim patente për ata që tejkalojnë shpejtësinë
13 Janar, 16:20
-
As 'dendja' me gjoba nuk i edukoi! 2318 shoferë të rrezikshëm përsëritës në shkelje: Shpejt, me celularë në timon e pa rrip
13 Janar, 15:36
-
Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi gjysmë milioni gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë
11 Janar, 16:23
-
Shqipëria e ndalon, Venezuela e gjobit me 10 mld USD TikTok-un
31 Dhjetor 2024, 08:07
-
Aksidentet rrugore, eksperti: Një nga arsyet pse ndodhin, mungesa e kulturës rrugore! Rrugët nuk mirëmbahen, tapeti i asfaltit ndërrohet vetëm kur ka gropa
13 Dhjetor 2024, 14:40
-
Durrës/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores për t'i shpëtuar ndëshkimit, në pranga 2 shoferët! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 15:05
Shtet kriminel qe kerkon kuolidim kur nuk ka rrug bejn gjoba sikur kto shofer i gjejn leket ne rrug turp per kto polic qe te bejn gjob 15000 mile lek qe ske vendosur rrypin e sigurimit skandaloze edhe jasht shtetit qe marin nga 1500euro ne muaj nuk te vejn gjoben te keshillojn por jo gjob shtet hajdut
Përgjigju