TIRANE - Pavarësisht se është një familje që jeton në kryeqytet dhe është e vendosur në Tiranë që prej vitit 2009, pjestarëve të saj ju duhet të votojnë në 23 qershor në Korçë. Ky është një nga rastet e konstatuara në njësinë bashkiake 7 në Tiranë, me një familje.
Kryetari i kësaj njësie bën publike këtë rast, duke u shprehur se pjesëtarët e saj nuk kanë bërë asnjë kërkesë për tu ç'regjistruar nga Tirana, ndërkohë që vazhdojnë të marrin të gjitha shërbimet në njësinë 7.
"Është një familje e tërë që ka qenë këtu tek ne banore, ka votuar historikisht këtu tek ne. Çuditërisht këtë vit të gjithë pjestarët e tjerë të familjes janë spostuar dhe votojnë në Korçë, pa asnjë lidhje, vetëm një prej tyre ekziston përsëri në njësinë shtatë.
Pasi verifikojmë dokumentacionin nuk vërehet absolutisht asnjë kërkesë e bërë prej tyre, apo ndonjë letër tjetër, apo ndonjë gjurmë në sistem, se pse këta njerëz kanë shkuar në Korçë.
Sot praktikisht ata rezultojnë të jenë po banor të njësisë shtatë, nuk i është lëvizur gjendja civile, kurse në listat e votimeve figurojnë në Korçë", thotë Erjon Koka, kryetar i njësisë bashkiake 7. Ndërkohë, në listat përfundimtare ka patur edhe persona të tjerë që nuk e kanë gjetur emrin.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com