Probleme me shëndetin, Kelmend Balili mjekohet në spitalin e burgut të Peqinit

Probleme me shëndetin, Kelmend Balili mjekohet në spitalin e burgut të Peqinit

Klement Balili

TIRANË- Kelmend Balili është shtruar në spitalin e burgut të Peqinit për të marrë trajtim mjekësor, pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.

Ndërkohë nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, por ajo që Report tv ka mësuar deri tani është se Balili nuk është ndjerë mirë në burg, prandaj po mjekohet në spitalin e burgut.

Nuk dihet nëse ai është shtruar në spital apo thjesht ka bërë një vizitë dhe më pas është dërguar përsëri në qeli. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, në datë 17 tetor të vitit të kaluar, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e dënuar me 10 vjet burg Balilin. Pak ditë më parë, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi konfiskimin e pasurive të tij, ku 40% e tyre do 'i kalojnë në pronësi të shtetit. Mes pasurive të sekuestruara ishte edhe "Santa Quaranta", resorti në qytetin e Sarandës, biznese dhe 16 apartamente nga 42.5 m2 deri në 91 m2.

Akuzat që rëndojnë mbi të janë për trafik droge, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe për grup kriminal. 'Eskobari i Ballkanit' dënimin po e vuan në një burg të sigurisë së lartë.

Por kush është Klement Balili? Ai ka qenë për 2 vite Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës në 2016, emëruar nga LSI-ja. Pikërisht në këtë vit nisi edhe historia. Mediat greke në 2016 pohuan se një sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste Kelment Balilit. Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke. Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare. 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen