Këngëtarja Jennifer Lopez gjithmonë është shquar për performancat e saj shpërthyese.

Ajo di të jetë një divë e vërtetë në skenë, duke na dhuruar muzikë, energji, kërcim.

Por mesa duket gjatë performancës së saj në Las Vegas dicka nuk shkon me këngetaren.Teksa ishte duke performuar JLO mbetet e bllokuar përpara mikrofonit pa mundur të ngrijë kokën sipër.

Por ishin balerinët ata të cilët e ndihmuan artisten.

Në pak minuta këngëtarja rimerr fuqi dhe rikthehet me plot energji duke mos i zhgënjyer aspak fansat e saj të cilët e shijojnë performancën që vetëm këngëtarja latine di të dhurojë.