Një ditë para ndeshjes me Armeninë shtohen ‘dhimbjet e kokës’ për teknikun kuqezi, pasi mbrojtësit Arlind Ajeti nuk i është lejuar paraqitja për kombëtaren shqiptare pasi nuk ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm.
 
Ajeti është i pajisur me pasaportë shqiptare, por UEFA ende nuk i ka kthyer një përgjigje përfundimtare, pasi më parë lojtari ka qenë pjesë e grupmoshave të Zvicrës.
 
Në vendin e tij në mbrojtje pritet të luajë tashmë Debatik Curri, ose në mungesë të tij do të spostohet Taulant Xhaka.

 
d.b/shqiptarja.com