Probleme në Bujqësi, Vasili letër
kryeminsitrit Rama dhe ministrave
PDF/Letra e Vasilit dërguar Ramës

Probleme në Bujqësi, Vasili letër<br />kryeminsitrit Rama dhe ministrave<br />PDF/Letra e Vasilit dërguar Ramës
Lsi i ka kërkuar qeverisë të marrë masa urgjente për të lehtësuar fermerët përpara se të mbërrijë piku i prodhimit bujqësor. Në një letër që mban datën 31 mars, kreun e grupit Paramentar Petrit Vasili i ka kërkuar zgjidhje për disa nga problematikat e mbartura në vite në këtë sector.,kryeministrit Rama, ministrit të Financave Ahmetaj, ministrit të Bujqësisë Panaritit dhe atij të mirëqenies sociale Klosi.
 
Vasili propozon ndërhyrjen me akt normativ të Qeverisë për të lejuar kryerjen e shit-blerjeve me para në dorë deri në 100 mijë lekë për fermerët në pikat e grumbullimit dhe agro-përpunimit. Sipas tij ka një vacuum ligjor në këtë pikë që duhet të korrigjohet me urgjencë.

“Pjesa më e madhe e fermerëve nuk zotërojnë konto bankare dhe janë larg shërbimeve bankare, duke e parë veten padrejtësisht të përjashtuar nga e drejta e shitjes së prodhimeve. Kërkohet zgjidhje urgjente, sepse po afrohet piku i prodhimit dhe pengesat në shitje do të çojnë në kalbje dhe dëmtime të prodhimeve në sera dhe arë dhe humbje të mëdha për fermerët. Ju propozojmë të vlerësohet nga ju që ky problem të rregullohet me akt normativ, e drejta për të kryer shit-blerje me para në dorë deri në 100.000 lekë për fermerët shqiptarë në pikat e grumbullimit dhe të agro-përpunimit.” 
 
LSI propozon shërbim doganor 24 orësh, të paktën për ngarkesat bujqësore. 

“I mbyllin shërbimet doganore në orën 20:00, ndërkohë që kamionët me prodhime bujqësore lëvizin përtej këtij orari. Vonesat dëmtojnë cilësinë e prodhimit dhe thyejnë kontratat e dorëzimit në kohë në destinacion. Kjo po penalizon prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë” 

LSI propozon që të mos ndryshojë kriteri i deritanishëm i detyrimit të pagesës së sigurimeve vetëm për muajin, kur ndodh aplikimi sigurimi korent. Mesa duket bujqësia ëshët kthyer në një fushë beteje mes LSI-së dhe PS-së pas kritikave që depuetet e grupit parlamentatr kanë lëshuar në adresë të ministrit panariti për moskontrolle farave që hyjnë në territorin shqiptar duke i shkarkuar dëme të konsiderueshme feremereve vendas.

Redaksia online
(shqiptarja,com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501