Probleme shëndetësore në Bylis - Laçi, trajneri Francesco Moriero transportohet në spital gjatë ndeshjes

Probleme shëndetësore në Bylis - Laçi, trajneri Francesco Moriero transportohet në spital gjatë ndeshjes

Francesco Moriero

BALLSH - Trajneri i Laçit, Francesco Moriero u transportua në spital gjatë pushimit të ndeshjes Bylis - Laçi e cila po zhvillohej në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit.

Trajneri italian nuk u ndje mirë dhe u dërgua në spital, ku mori ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Ballshit. Ndërkohë sfida vijoi me zëvendësin e tij në stolin e kurbinasve.

Stafet mjekësore të dy skuadrave  e panë të udhës që trajneri të dërgohej në spital për një kujdes më të specializuar, ndërsa nga raportimet e para gjendja nuk duket e rënduar dhe është stabile.

Endri Bacaj, ndihmëstrajneri i Laçit tha pas ndeshjes se trajneri është në gjendje të stabilizuar. “Trajneri ka një problem të vogël shëndetësor, gjendja është stabile. Thjesht stresi. Tani është mirë, në kujdesin e mjekëve", tha Bacaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’