/ATSH-DPA/ - Legjenda holandeze e futbollit, Johan Cruyff ka probleme shëndetësore dhe ka kryer disa ekzaminime mjekësore, njoftoi sot zëdhënësi i fondacionit të tij.
"Cruyff, 68 vjeç, bëri disa ekzaminime mjekësore në Spanjë, ku ai jeton. Fondacioni do të bëjë sot pasdite një deklaratë", deklaroi ai.
Cruyff ka fituar tre kupa evropiane me Ajaxin gjatë viteve '70 përpara se të luante me Barcelonën.
Ai ka fituar edhe tre Topa të Artë.
Në vitin 1991, Cruyff, një duhanpirës i madh, bëri një operacion bypass në zemër, çka e detyroi më pas që të fillonte një fushatë antiduhan.