Problemet e të rinjve, deputetja e LSI Kërpaçi: Largimi nga vendi, alternative e vetme që u dhuroi kryeministri

Problemet e të rinjve, deputetja e LSI Kërpaçi: Largimi nga vendi, alternative e vetme që u dhuroi kryeministri

Deputetja e LSI Floida Kërpaçi

Deputetja e LSI njëherësh edhe Kryetare e LRI-së, Floida Kërpaçi, tha në një deklaratë për medien ditën e sotme, se në gjimnazet e vendit është i përhapur fenomeni i shitjes së drogës. Gjatë fjalës së saj, Kërpaçi u shpreh se problemet e të rinjve, si papunësia, droga, varfëria ishin disa nga çështjet që u trajtuan nga të rinjtë në kampingun e LRI në Jalë.

Nga ana tjetër deputetja e LSI, u ndal dhe tek largimi i të rinjve nga vendi, ku përgjegjës për këtë fenomen, bëri kryeministrin dhe qeverinë e tij. 

Sot kur ndërkohë për maturantët po dalin përgjigjet për arsimin e lartë, jemi në situatën kur rinia, e ardhmja e vendit, kërkon dhe synon të largohet nga vendi ynë. Duan të ikin sa më parë, sepse shpresën e tyre për një jetë më të mirë narkoqeveria ja ka rrëmbyer rinisë dhe ia ka dhënë mundësi klientëve të lidhur me të. Largimi i të rinjve kjo plagë e madhe e shoqërisë sonë, është alternative e vetme që ky kryeministër u ka dhënë të rinjve.

Ndaj sot duhet të ripërsërisim disa të vërteta të cilat nuk do të rreshtim deri sa kjo situatë e zezë për rininë shqiptare të ndryshojë. Tashmë nuk ka asnjë dilemë që rinia shqiptare, shikon si të vetmen alternativë të saj largimin nga vendi. Sot në vendin tonë, dënohen të rinjtë me vlera, moral, ëndrra me pasion për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri sepse promovohet sistemi i antivlerave.

Dhe më pas të gjithë këta të rinj të pashpresë synojnë të largohen nga vendi ynë. Sot në gjimnazet e vendit dhe jo vetëm , shitja e drogave është tashmë një fenomen i përhapur kudo, dhe aspak i kontrolluar nga strukturat përgjegjëse duke i vendosur të rinjtë në përdorues të drogave të forta. Sipas shifrave zyrtare të agjensive ndërkombëtare Shqipëria është vendi i parë në botë për konsumin e kokainës. 2.5% e popullsisë, vajza e djem të rinj, që narkokryeministri i ka kthyer në skllevër të biznesit fitimprurës të kabinetit të tij, dhe numri i rasteve të varësisë është në rritje alarmante.

Sot Edi Rama dhe qeveria e tij narkomane, nuk kanë menduar dhe nuk kanë planifikuar asgjë për të rinjtë, sepse cdo gjë e kanë drejtuar te një grusht njerëzish, që janë shërbëtor të tyre. Për Kryeministrin ka vetëm drogë, konçesione, propagandë. Ky është një shtet që po rrëshqet në diktaturë dhe kjo nuk është Shqipëria që duan të rinjtë.

Sot,të rinjve u është vrarë shpresa, janë pa mundësi, nuk ka meritokraci, s’janë të barabartë sepse përballë miqve të oligarkëve një i ri është një asgjë për këtë qeveri të antivlerave. Papunësia e të rinjve, arsimi, emigrimi i të rinjve, pasiguria sociale, droga nëpër shkolla, varfëria, ishin disa nga temat që u trajtuan nga vetë të rinjtë në organizimin politik të lëvizjes rinore për integrim.

Kryetare e LRI-së, Floida Kërpaçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja