Problemi 25 vjeçar i pronave, Rama:
Ne e futëm në rrugën e zgjidhjes reale
Nga dita e nesërme do të nis punën Agjencia e re e Trajtimit të Pronës dhe njëherazi lëvrimi me përparësi i 24 milionë dollarëve të parë.Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri i vendit, Edi Rama i cili teksa ka shkruar në rrjetin e tij social “Facebook” ka shtuar se, 26 mijë dosje tashmë do të vlerësohen me një çmim.
Nga dita e nesërme do të nis punën Agjencia e re e Trajtimit të Pronës dhe njëherazi lëvrimi me përparësi i 24 milionë dollarëve të parë. Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri i vendit, Edi Rama i cili teksa ka shkruar në rrjetin e tij social “Facebook” ka shtuar se, 26 mijë dosje tashmë do të vlerësohen me një çmim.
Ai ka shtuar se, 23 mijë hektarë tokë bujqësore është vënë në dispozion të tyre, ku deri tani kanë aplikuar 11 mijë qytetarë për kthimin e pronave të tyre dhe nga nesër do të kenë informacion publik në faqen zyrtare online të Agjencisë së re të Trajtimit të Pronës.
Rama ka theksuar se qytetarët nuk duhet më të paraqesin 30 letra, por vetëm dy për tu përfshirë në këtë proces, pas të cilave Agjencinë e Trajtimin të Pronës do të verifikojë gjithçka.
Ja statusi i Ramës në FacebookNË RRUGËN E ZGJIDHJES REALE TË PROBLEMIT 25-VJEÇAR TË PRONËS
Nesër, në orën 08:00, nis punën Agjencia e re e Trajtimit të Pronës. Fillon lëvrimi me përparësi i 24 milionë dollarëve të parë, - shumë e pakrahasueshme me buxhetin e viteve të shkuara - si fond për kompensimin e pronave.
26 mijë vendime, të dhëna ndër vite të tëra me radhë nga Agjencia e Kompensimit të Pronave dhe të bëra kapicë në labirinthin e padrejtësive e të korrupsionit me pronën, do të vlerësohen me një çmim.
23 mijë hektarë tokë bujqësore është në dispozicion si fond kompensimi fizik për të gjithë ata pronarë, toka e të cilëve është e zënë.
11 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë që kanë aplikuar dhe janë zvarritur ndër vite për pronën e tyre, nga nesër do të kenë informacion publik në faqen zyrtare online të Agjencisë së re të Trajtimit të Pronës.
Për të gjithë ata të cilët për një arsye a një tjetër, nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë për pronën e tyre, është krijuar një mundësi e re: Një kërkesë me vetëm dy letra. Dy letra nga 30 që kërkoheshin deri më sot! Një dokument origjine dhe një hartë e pretenduar se ku gjendet prona.
Në momentin që paraqiten këto dy letra dhe një kërkesë në Agjencinë e Trajtimin të Pronës, është barra e kësaj Agjencie, të verifikojë gjithçka duhet.
Për herë të parë pas 25 vitesh, qeveria jep një zgjidhje reale për pronarët. Kjo zgjidhje bën të mundur njëherë e mirë sqarimin e çështjes së pronës dhe mbrojtjen e interesave publike, gjithashtu.
Dhe në fund, për të gjithë ata shtetas, prona e të cilëve është e zënë nga ndërtimet pa leje, duke nisur nga nesër fillon kompensimi financiar.
Ky ështe ligji i ri i pronave. Këto jane vendimet e qeverisë që punon papushim për të ndërtuar rrugën e re drejt Shqipërisë së Gjeneratës Tjetër.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri
27 Dhjetor, 11:13
-
Kosovë/ Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë
27 Dhjetor, 11:09
-
Ministri Hasani: Së bashku me BE jemi të qartë në afate, s’kemi fusha ku çalojmë! Po punojmë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit
27 Dhjetor, 11:07
-
Baleti “Arrëthyesi”, natë magjike përralle në skenën e TKOB! Shfaqja, me një koreografi tërësisht të re nga Edi Blloshmi
27 Dhjetor, 11:06
-
'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët
27 Dhjetor, 11:03
-
Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
27 Dhjetor, 11:03
-
Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit
27 Dhjetor, 11:00
-
Lushnjë/ Bastet online, goditen dy raste nga policia! Arrestohen 2 persona, në hetim 3 të tjerë (EMRAT)
27 Dhjetor, 10:57
-
Integrimi në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe
27 Dhjetor, 10:56
-
Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin
27 Dhjetor, 10:46
-
Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari
27 Dhjetor, 10:43
-
Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes
27 Dhjetor, 10:35