Një ish punonjës i zyrës postare në Orikum të Vlorës ëhstë vënë në prangat e policisë, pasi nuk ka arkëtuar lekët e faturave të energjisë elektrike të një qytetari për një periudhë kohore tre mujore.
Sipas policisë, ka filluar proçedimin penal për veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" ndaj ish-punonjësit të Zyrës Postare Orikum, S.R., 65 vjeç pasi, në kontratën e energjisë elektrike të A.H. 44 vjeç, dyshohet se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën një shumë prej 120.000 lekë gjatë muajve; Mars, Gusht, Shator të vitit 2013, së bashku me kamat-vonesat.
Përmes shpërdorimit të detyrës ai ka marrë dhe përvetësuar kështu të gjitha paratë e grumbulluara për pagesat e faturave të energjisë elektrike, duke mos i dorëzuar pranë OSHEE-së (ish - ÇEZ).
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com