Procedura e re, Biometriket
tani vërtetim dhe nga policia
Ministria e Brendshme, me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nxjerr një udhëzim të ri: "Mbi procedurat e pajisjes me pasaportë biometrike, të shtetasve shqiptarë". Komplikohen procedurat për nxjerrjen e pasaportës biometrike. Përfshihet si dikur edhe një formular i lëshuar nga policia e shtetit.
TIRANE-Procedurat për nxjerrjen e pasaportës biometrike, komplikohen edhe më shumë,duke përfshirë tashmë si dikur edhe një formular të lëshuar nga policia e shtetit. Dje ministria e Brendshme, me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nxjerrë një udhëzim të ri: "Mbi procedurat e pajisjes me pasaportë biometrike, të shtetasve shqiptarë".
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, ministria e Brendshme, bën të ditur se "shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike për çdo herë, duhet të pajisen me formular identifikimi, me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje. Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia, i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit".
Kjo masë e re është vendosur pas indentifikimit kohët e fundit të shumë pasaportave biometrike të lëshuara për persona në kërkim, apo të falsifikuara edhe nëpër zyrat e kompanisë që i prodhon ato.Sipas policisë, në shumë vende të europës, policitë homologe kanë ndaluar mjaft persona, kryesisht kosovarë të paisur me pasaporta biometrike shqiptare që nuk rezultojnë në sistemin e policisë. Rifutja në "lojë" pas kaq vitesh e formularit të policisë, do të rreptësojë abuzimin që bëhet me pasportat biometrike, sidomos pas liberalizimit të vizave. Por nga ana tjetër do të zgjasë kohën që duhet për marrjen e saj.
(shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1603
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26