Procedurat, Peleshi: Burokracia,
rezistencë më të madhe se opozita

Procedurat, Peleshi: Burokracia,<br />rezistencë më të madhe se opozita<br>
TIRANE-Zv/ Kryeministrja Mesi së bashku me ministrat Peleshi dhe Klosi kanë zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me fermerë sipërmarrës dhe operatorë turistike për prezantimin e fazës së parë të procesit të thjeshtimit te procedurave.

 

Senida Mesi u shpreh se "Jemi të vendosur për të çuar përpara reformën në shërbimet publike duke ulur ndjeshëm burokracinë që rëndon mbi qytetarin dhe sipërmarrjen".

 

 

Ndërsa Klosi theksoi se turizmi dhe bujqësia janë dy fusha me prioritet për qeverinë. Ministri theksoi se lejet mjedisore do të jenë online. “Brenda shkurtit lejet mjedisore do të jenë online. Madje edhe kontrolli do të jetë online transparent”.

Për ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, rezistenca që bën burokracia është më e madhe nga ajo që bën opozita për ligje dhe nisma të caktuara.

“Rezistenca që burokracia i bën një nisme është shumë herë më e madhe sesa i bën opozita. Prandaj kemi reduktuar në masën 63% të gjithë dokumentacionin, leje, licenca dhe vërtetime. Vitin tjetër aplikimet do të bëhen online nga shtëpia. Shtetin duhet ta ‘fusim’ në celular” përfundoi ai. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League