Proceset zgjedhore, Facebook: Nuk do të dërgojë më punëtorë në zyrat ku punohet për fushatat politike

Proceset zgjedhore, Facebook: Nuk do të dërgojë më punëtorë në zyrat ku punohet për fushatat politike

Foto ilustruese

Rrjeti social, “Facebook” ka deklaruar se nuk do të dërgojë më punëtorë në zyrat ku punohet për fushatat politike gjatë proceseve zgjedhore.

Kompania gjatë fushatave ka dërguar më herët pjesëtarë të stafit të saj për t’iu ndihmuar gjatë proceseve zgjedhore, ashtu që të zhvillojnë në mënyrë sa më të mirë fushatat në internet.

Drejtori i presidentit amerikan, Donald Trump për operacionet digjitale ka deklaruar se ndihma e Facebook-ut, i ka ndihmuar atij në fitore.

Ndërkohë edhe kundërshtares së Trumpit në zgjedhje, Hillary Clinton i është ofruar po e njëjta ndihma, mirëpo ajo e ka refuzuar atë.

Mirëpo “Facebook”, gjendet i dyti në listën e rrjeteve të marketingut online, pas gjigantit “Goggle”.

Rrjetet sociale, si “Google” dhe “Twitter” kanë ofruar ndihmë të specializuar për fushatat politike, mirëpo nuk kanë dhënë informacione si do t’i japin fund kësaj praktike.

Gjithashtu “Facebook” ka thënë se do të ofrojë këshilla falas për reklamim për të gjitha partitë politike përmes sajteve online.

Mirëpo sipas kësaj kompanie, personeli i ndonjë fushate mund të marrë sërish mbështetje nga ky rrjet social, përmes mbajtjes së takimeve me politikanë.

Sipas dokumenteve të brendshme të siguruara nga “Bloomberg”, për fushatën e presidentit Trump janë shpenzuar një shumë prej 44 milionë dollarë për reklamat në “Facebook”, në krahasim me 28 milionë dollarë të shpenzuara nga rivalja e tij, Clinton.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës