Procesi, deri tani i bllokuar për
çështje financiare dhe ligjore
Procesi i dixhitalizimit të programeve televizive, një detyrim i Shqipërisë ndaj BE, që duhet të përfundojë më 17 qershor të këtij viti, rezulton prej kohësh i bllokuar. Radiotelevizioni Shqiptar, nëpërmjet një shkrese drejtuar ministres Milena Harito, ka bërë me dije se ai, me të ardhurat e veta...
Procesi i dixhitalizimit të programeve televizive, një detyrim i Shqipërisë ndaj BE, që duhet të përfundojë më 17 qershor të këtij viti, rezulton prej kohësh i bllokuar. Radiotelevizioni Shqiptar, nëpërmjet një shkrese drejtuar ministres Milena Harito, ka bërë me dije se ai, me të ardhurat e veta, nga taksa televizive dhe fondet buxhetore, që konsiderohen si të ardhura të sigurta, mund të garantojë projektin vetëm në rast se palët bien dakord për një shtyrje të pagesave për fazën e dytë të projektit në një periudhë 10-vjeçare, nga viti 2015 deri në vitin 2024.
Problemi i dytë ka të bëjë me faktin se çdo material e pajisje që hyn në Republikën e Shqipërisë është subjekt i pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe taksave të ndryshme doganore. Të gjitha këto, në total, do të përbënin një shumë prej 4 milionë eurosh, sipas llogaritjeve të kompanisë fituese të tenderit për dixhitalizimin. As RTSH dhe as kompania fituese Rohde&Schëartz s’kanë pranuar të paguajnë këto detyrime.
Për ministrinë e Financave, legjislacioni fiskal në fuqi nuk parashikon përjashtime nga taksat dhe tatimet për furnizime mallrash, edhe në rastin kur fjala është për projekte të institucioneve buxhetore. Për qeverinë, është e detyrueshme që TVSH dhe taksat e ndryshme doganore të paguhen. Nga ana tjetër, edhe Financat konstatojnë se RTSH ka fuqi financiare vetëm për të mbuluar fazën e parë të projektit.
RTSH propozon që ose e gjithë shuma të mbulohet që në fillim me garanci qeveritare, që do të shlyhej gradualisht nga Radiotelevizioni (21.6 mln euro), ose 12 milionë euro të garantoheshin për fazën e parë dhe 9 milionë për fazën e dytë. Në pritje të zgjidhjes së këtyre pengesave, procesi mbetet ende larg nga realizimi.
Shkrimi u botua ne gazeten shqiptarja.com
Redakisa online
(f.i/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.6%
-
Të gabuar
24.6%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4221
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17