Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Historik, shpirti i ri për të ardhmen e rajonit në BE! Scholz: Kemi gabuar, jemi vonuar me zgjerimin! Von der Leyen: 2030? Procesi i bazuar në meritë

TIRANË- Historike i konsideroi Kryeministri Rama 12 orët e diskutimeve mes liderëve të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, kryeminsitri shqiptar evidentoi momentin historik për shpejtimin e procesin të integrimit evropian.

‘Diçka fondamentale ka ndryshuar. Ky samit ka qenë historik dhe ka sjellë rezultate. Sot ka një shpirt totalisht ndryshe. Jam shumë optimist rreth këtij shpirti dhe kësaj qasjeje. Ky Komision po i ndryshon gjerat që ishin të paimagjinueshme për ne para 2 vitesh.’- tha Rama.

Drejtuesi i vendit më të fuqishëm të Bashkimit Evropian ishte më i drejtpërdrejtë sa i përket integrimit të Ballkanit.

 “Unë jam i bindur që është gabim që pasi u takuam në Selanik 20 vite më parë Ballkani Perëndimor nuk është anëtarësuar në bashkimin evropian. Duhet të ishte bërë tashmë. 20 vite janë shumë dhe tani duhet të ecim shumë më shpejt”- u shpreh kancelari gjerman.

Nga ana e saj kryekomisionerja Von der Leyen tha se procesi është i bazuar në meritë dhe se 2030 është aty për të gjitha vendet që të përshpejtojnë me reformat.

“Metodologjia e përbashkët që kemi pranuar me Këshillin Evropian, është një proces me meritë dhe është më përfituese për vendet gjithashtu. Është gjithçka e bazuar në meritë. Nëse merrni përsipër reformën, do merrni financime dhe fonde”- u shpreh Von Der Leyen.

Nga Tirana Scholz dhe Von der Leyen cekën edhe zhvillimet e fundit që kanë minuar sigurinë në rajon dhe botë. Kancelari gjerman bëri thirrje për reflektim të menjëhershëm për të qetësuar situatën në veri të Kosovës ndërsa kryekomisionerja tha se ajo që ka ndodhur këto ditë në lindjen e mesme me civilët nga të dyja palët është e papranueshme.

Samiti u zhvillua për herë të parë jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi iu besua qeverisë shqiptare. Në orën 12:00 nisi sesionin i parë, ku u diskutua mbi Integrimin e Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE.  Në sesionin e dytë u firmos marrëveshja ndërmjet liderëve të Ballkanin Perëndimor, për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). 

Po ashtu u inaugurua Kolegji Evropian në Tiranë si dhe u krye përurimi i Piramidës së Tiranës. Piramida, e cila ishte edhe vendi mikpritës i këtij Samiti gjatë ditës së sotme, do të shërbejë si qendra më e madhe teknologjike e Ballkanit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:19
Samiti, Rama: Ka zhvillime pozitive, BE gati të bëjë hapa drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor

 

Në konferencën përmbyllëse të samitit të Procesit të Berlinit kryeministri Edi Rama tha se BE është gati të bëjë hapa drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne mund të flasim sa mund të zgjasë procesi i Integrimit sa torturuese mund të jetë kjo rrugë sa e lodhshme... por jemi të vëmendshëm në çdo lëvizje, çdo buzëqeshjeje, çdo shikim të liderëve që kam në krah. Më herët i shikonim vendet e BE që ishin dikush pozitiv dhe dikush skeptik por kjo ka ndryshuar shumë, samiti ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme. Edhe kjo konferencë dhe ato që po thuhen sot janë të reja dhe pozitive. BE është duke u hapur akoma më shumë ndaj vendeve anëtare në BE duke pranuar që të hedhë hapa ekstra.

Diçka fondamentale ka ndryshuar. Ok mund të flasim për afate por që kur ndodhi sulmi rus diçka ka ndryshuar në mënyrë thelbësore. Sot BE eshte gati te beje hapa drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është shumë ndryshe tani. Jam shumë optimist rreth kësaj qasjeje. Ky Komision po i ndryshon gjerat që ishin të paimagjinueshme për ne para 2 vitesh”, tha Rama.

Ora 19:14
Samiti i Berlinit në Tiranë, Rama: Shqipëria s’është pjesë e rrugës së Ballkanit që përdorin emigrantët nga Lindja e Mesme

 

Në mbyllje të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, tha se vendi ynë nuk është pjesë e rrugës së Ballkanit që përdorin Emigrantët nga Lindja e Mesme

‘Ne nuk jemi pjesë e rrugës së Ballkanit që përdorin Emigrantët nga Lindja e Mesme prandaj nuk kemi shumë për të dhënë nuk kemi shumë problematikë, por gjithsesi jemi këtu gjithmonë gati për të ndihmuar. Shqipëria është një nga vendet që ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nuk tradhtuam asnjë familje hebreje dhe madje i mbajtëm në shtëpitë tona. Kemi ofruar ndihmë edhe ndaj shqiptarëve në Kosovë kur i largoi ushtria serbe me dhunë, të cilëve iu bë gjenocid nga regjimi i Millosheviçit. Pastaj kemi pritur afganët, pasi u mor pushteti nga talebanët. Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Duhet të përcaktojmë rregulla të qarta në lidhje me këtë çështje. Shikojmë një hartë ku gjeografikisht vendet janë të rrethuara nga BE, por nuk janë pjesë e BE-së. Janë në BE jo ligjërisht, por të rrethuara nga vendet e BE-së.’- tha Rama.

Ora 19:09
Kancelari Scholz: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ishin anëtarësuar në BE, jam shumë i angazhuar të bëhet sa më parë

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha nga Tirana ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ishin anëtarësuar në BE shumë vite më parë.

'Unë jam i bindur që është gabim që pasi u takuam në Selanik 20 vite më parë Ballkani Perëndimor nuk është anëtarësuar në bashkimin evropian. Duhet të ishte bërë tashmë anëtarësimi vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe jemi shumë të angazhuar për të bërë të mundur anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. E gjitha është e bazuar në meritë. Duhet të bëjnë hapat e nevojshme. Këndvështrimi im është se duhet të bëhet sa më shpejt ët jetë e mundur anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nëse ju jep një ëndërr Euopaine duhet të punojnë shumë që të arrihet ky objektiv.'- tha Scholz.

Ora 19:06
Scholz nga Tirana: Dënojmë sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës, të bëhet një hetim nga autoritetet

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz në Samitin e Berlinit në Tiranë tha se dënon sulmin në veri të Kosovës dhe vrasjen e policit Afrim Bunjaku. Sipas kancelarit gjerman duhet të bëhet një hetim i plotë nga autoritet në Kosovë të cilat duhet të bashkëpunojnë me ato serbe për të zbardhur ngjarjen.

'Ta dënojmë sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës. Kjo është diçka që ne nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Gjermania është shumë e qartë në lidhje me këtë qëndrim. Por duhet të ketë një hetim të plotë që duhet të bëhet nga autoritete e Kosovës dhe është e rëndësishme që autoritete serbe të bashkëpunojnë në këtë drejtim. E kuptojmë shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë shumë mirë që do të ruhet duke parë drejt së ardhmes dhe jo së kaluarës. Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jemi pjesë e BE-së. S’mund të integroheni në BE duke marrë me vete problemet që keni këtu. Vlerësojmë reformat që janë marrë dhe aspekte të tjera, por kjo është përgjigja ime në lidhje me situatën në Kosovë me Serbinë.  Në lidhje me integrimin për ne janë të rëndësishme marrëveshjet e sotme që u nënshkruan mes vendeve. Duhet të zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.’- tha Scholz.

Ora 19:04
Zgjerimi i BE deri në vitin 2030? Von der Leyen: Nuk mund të ketë një datë të saktë

1697475841_VONDERLEYEN1.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyan thotë se nuk mund të ketë një datë të saktë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Sa i përket vitit 2030, nuk mund të ketë një datë të saktë, të prerë për integrimin, pavarësisht reformimit apo jo. Kjo nuk do të jetë asnjëherë e pranueshme për vendet anëtare, por ju duhet të prisni deri në një datë të caktuar. 2030 do të thotë mandati tjetër jo pranimi, metodologjia e përbashkët që kemi pranuar me Këshillin Evropian, është një proces me meritë dhe është më përfituese për vendet gjithashtu, sepse janë përpjekjet dhe sukseset e tyre që i çojnë përpara dhe gjithashtu për t’i shtyrë për të marrë hapat e nevojshme. Është e bazuar në meritë. Nëse merrni përsipër reformën, do merrni financime dhe fonde. Është një proces tepër i saktësuar dhe kjo është metodologjia që kemi pranuar”, theksoi ajo.

Ora 19:01
Sulmi në Veri të Kosovës, Von Der Leyen: Po presim hetim të plotë, pastaj do vendosim nëse do ketë masa ndaj Serbisë

 

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, gjatë konferencës për shtyp në fund të samitit të Procesit të Berlinit është pyetur nëse do të ketë sanksione ndaj Serbisë në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Ajo theksoi se janë duke pritur përfundimin e hetimeve mbi ngjarjen për të marrë më pas një vendim.

“Duhet të ketë një hetim të plotë që më pas ne të kemi një qëndrim. Ne po presim të dhënat e hetimit dhe të do të vendosim më pas”, u shpreh ajo.

Ora 18:59
Samiti, Von der Leyen: Jemi në Tiranë, por sytë e botës janë në Izrael dhe Palestinë

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, komentoi dhe konfliktin Izrael-Hamas. Ajo u shpreh se sytë e gjithë botës, janë në Izrael dhe Palestinë, për shkak të luftës që po zhvillohet atje.

“Ne jemi këtu në Tiranë, duke punuar për t’i sjellë më afër Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian më afër, por në të njëjtën kohë, e gjithë bota i ka sytë të lufta Izrael-Palestinë. Në mendjet tona, nuk ka justifikime për Hamasin për sulmet terroriste, për aktet e terrorit. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten sipas ligjeve ndërkombëtare dhe tani, palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ata nuk kanë pse të paguajnë çmimin për barbarzimin e Hamasit. Kjo është arsyeja se përse Komisioni ka vendosur që të trefishojë ndihmat për Gazat, në 75 milionë euro”, theksoi ajo.

Ora 18:49
Von der Leyen prezanton planin me 4 shtylla: Të rrisim e të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë e Ballkanit Perëndimor

 

Në një konferencë për mediat pas përfundimit të samitit të Procesit të Berlinit, së bashku me kancelarin gjerman,Olaf Scholz dhe kryeministrin Edi Rama, presidentja e KE-së, Ursula von Der Leyen u shpreh se duhet të rrrisim dhe të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë e Ballkanit Perëndimor.

"Duke iu kthyer tani punës sonë këtu sot. Vitin e kaluar thashë se me Shqipërinë në krye, Procesi i Berlinit do të ishte në duar të mira. Dhe kisha të drejtë. Pra, faleminderit shumë, Edi dhe Olaf, për shkëmbimet shumë të mira dhe për një Samit shumë të suksesshëm.

Por, mbetet shumë për të bërë. Ne duhet t'i afrojmë edhe më shumë ekonomitë tona dhe duhet të shpejtojmë reformat për anëtarësim. Kjo është arsyeja pse unë u prezantova udhëheqësve Planin tonë të Rritjes. Nëse zbatohet, Plani i ri i Rritjes ka potencialin të dyfishojë madhësinë e ekonomive të Ballkanit Perëndimor edhe në këtë dekadë.

Ka katër shtylla. Shtylla e parë e Planit është sjellja e Ballkanit Perëndimor në Tregun Unik. Ne në thelb hapim derën e Tregut Unik në shtatë fusha kyçe për kompanitë e Ballkanit Perëndimor, tani. Vetëm për t'ju dhënë disa shembuj në lidhje me bashkëpunimin doganor, tregtinë elektronike, pagesat pa para në dorë, transportin rrugor, energjinë elektrike, roaming - vetëm për të përmendur disa.

Shtylla e dytë është se vetë Ballkani Perëndimor duhet të plotësojë tregun e tyre të përbashkët rajonal. Nëse ata përfundojnë tregun e tyre të përbashkët rajonal, kjo mund të rrisë PBB-në e Ballkanit Perëndimor me 10%. Pra, edhe Ballkani Perëndimor duhet të hapë tregjet e veta për pesë fqinjët dhe partnerët e tyre.

Shtylla e tretë janë reformat. Nëse duam t'i japim akses Ballkanit Perëndimor në Tregun e Vetëm Evropian, sigurisht që duhet të ketë një fushë loje të barabartë, të njëjtat rregulla dhe standarde. Kjo do të thotë se reformat janë të nevojshme. Dhe këto reforma do të sjellin gjithashtu Ballkanin Perëndimor më afër anëtarësimit. Këto reforma gjithashtu do ta bëjnë Ballkanin Perëndimor edhe më tërheqës për investitorët evropianë dhe do të bëjnë që ekonomitë tona përkatëse – gjë që është shumë e rëndësishme – të konvergojnë. Sepse sot, ne kemi një situatë ku ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë në 35% të mesatares së BE-së. Pra ka shumë punë për të bërë për të pasur më shumë konvergjencë të ekonomive.

Së fundi, shtylla e katërt e Planit është, nëse po bëhen përpjekje për reforma, ato do të përputhen me rritjen e fondeve të BE-së për investime. Me fjalë të tjera, ne kemi propozuar një paketë investimi prej 6 miliardë eurosh. Kjo është e përbërë nga 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi. E njëjta logjikë vlen si për planin tonë të investimeve “NextGenerationEU” për Shtetet Anëtare. Janë investime dhe reforma. Fondet do të lirohen me zbatimin e reformave. Pra është e kushtëzuar. Ajo funksionon shumë mirë në Bashkimin Evropian. Jam thellësisht e bindur se do të funksionojë edhe në Ballkanin Perëndimor. Ju falënderoj përsëri. Ky ka qenë një samit i shkëlqyer. Ne duam të ecim përpara, dhe ne duam të ecim më shpejt. Le të kapim momentin. "

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 2030 ?: 17/10/2023 08:55

    Pse jo ne 2300 ?

    Përgjigju
  • poli: 17/10/2023 03:35

    me kete palaco-hajdut kryeminister,,as per 100 vjet nuk futesh ne europe,,pse nuk e dine ata se rama vjedh me tenderat,,ne kesh,rruge,tek fondet e ipardit.

    Përgjigju
  • Servus: 16/10/2023 23:56

    Vielen Danke Herr Sholtz!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve