Procesi i integrimit në BE,
Berisha: Opozita na ka pengua

Procesi i integrimit në BE,<br />Berisha: Opozita na ka pengua
Në një intervistë të dhënë pas punimeve të Kongresit të 20-të të Partive Popullore Evropiane (PPE), kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i është përgjigjur pyetjes se nëse konsensusi i forcave politike për disa ligje dhe reforma siç është ajo zgjedhore do e përshpejtojë procesin integrues dhe marrjen e statusit.

“Natyrisht pengesa mekanike e vendosur nga kreu i opozitës, siç thashë dhe në kongres dje, vetëm e vetëm për qëllime të mirëfillta politike për të penguar qeverinë, tani nuk ekziston dhe unë në të gjitha takimet e mija informova bashkëbiseduesit se opozita po bën punën e saj normale në Parlament. Por, se si do të vazhdojë qëndrimi i opozitës kjo është një çështje e saj dhe jo e imja” u shpreh Berisha.

Berisha ka folur gjithashtu edhe për statusin kandidat në BE, duke u shprehur se “Problemi qëndron se përse nuk është dhënë statusi. Statusi nuk është dhënë, dhe kjo është bërë e qartë edhe në deklaratën e ministrave të jashtëm, vetëm për shkak të bojkotit që bllokoi reformat, por as qeveria shqiptare dhe as ndonjë qeveri tjetër nuk mund të jetë kurrë e përsosur në ato që ka bërë. E vërteta është se qeveria shqiptare në një sërë fushash ka rezultate më të mira se shumë qeveri të tjera dhe këto janë evidente. Reformat e qeverisë shqiptare në fushën ekonomike janë ndër më rezultativet. Reforma në fusha të tjera janë evidente. Sigurisht që ka shumë për të bërë, por sot Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Evropë, pra është bërë shumë e qartë se shkaku i mosdhënies së statusit ishte mosvotimi i ligjeve në parlament nga opozita shqiptare”.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik