Kryemnistri Edi Rama shpërndau të hënën 550 çertifikata legalizimi në qytetin e Elbasanit. Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së këtyre çertifikatave, kryeministri Rama tha se numri i vetëdeklarimeve në Elbasan është shumë i madh, ndërsa qytetarët kanë aplikuar që në vitin 2005 dhe nuk janë pajisur me leje.
"Nuk do të lëmë asnjë familje pa u kthyer në pronare legjitime të mundit të saj. Zotimin tonë për legalizimin falas për familjet në zonat informale do ta mbajmë plotësisht", deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë, Rama, informoi banorët edhe për rëndësinë e impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane në këtë qytet, punimet e të cilit i inspektoi sot. "Ky tumor i madh që prej 20 e kusur vitesh stërmundon organizmin e gjithë zonës së Elbasanit e që u kthye në një problem madhor jetik për të gjithë banorët e zonës, për shkak të një ndotjeje katastrofike të gjeneruar nga fusha e tmerrshme e plehrave, është sot në fazën e një operacioni rrënjesor shërues, me një teknologji të re që futet për herë të parë në Shqipëri", deklaroi kryeministri.
Kryeministri theksoi se ky impiant, i cili do të vërë në zbatim fjalën e fundit të teknologjisë, do të mbulojë të gjitha nevojat e Bashkisë së Elbasanit. "Impianti do të prodhojë një mbështetje energjetike edhe për bujqësinë dhe është një impiant që vendoset për herë të parë në vendin tonë", shtoi më tej kryeministri Edi Rama. /atsh/
/Shqiptarja.com