Korrupsioni me tenderat e ushqimeve, 5 vite burg për ish-drejtorin e Burgjeve

Pesë vite burg dhe pesë vite ndalim për të ushtruar funksione publike dhanë Kërimet e Rënda në vendimin e tyre ndaj ish kreut të burgjeve Artur Zoto. Zoto u mor i pandehur me akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve në shtator të 2017-ës.

Vetë Zoto nuk ishte i pranishëm në seancë për vendimin ndërsa me të u njohën familjarët e tij dhe avokati Ardian Leka.

Zoto u prangos afro një vit më parë ndërsa prokuroria përdori si prova ndaj tij deklarimet e ish vartësit të Zotos, Iliaz Labi, që mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Labi në deklarimet e tij zbuloi skemën e korrupsionit me tenderat e ushqimeve në drejtorinë e burgjeve.

Sipas Labit ai kishte marrë para nga biznesmenë duke përcaktuar fituesit e tenderit të vezëve dhe bulmetit, por Zoto e mohoi këtë akuzë duke thënë se jo vetëm s’ka marrë para, por as nuk flet e komunikon me Labin.

Ndërsa për Labin të bashkëpandehur në këtë proces u kërkua dënim i konvertuar në liri për shkak të statusit që ka fituar Labi.

"Nga hetimi rezulton se Zoto e Iliaz Labi s’kanë asnjë kontakt apo bisedë telefonike", ka thënë Leka. Megjithatë, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokuroriës, e cila kërkoi 5 vite burg për Zoton.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë