Shembja e godinës 5-katëshe para Fakultetit të Ekonomikut, shkaktoi dëme edhe tek ambientet e këtij të fundit. “Shekulli Online” zbulon listën e dëmeve që i janë shkaktuar Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë, pasi IKMT shpërtheu të dielën në mënyrë të kontrolluar me tritol ndërtesën 5-katëshe.
Nga shpërthimi iu shkaktuan 15 milionë lekë të vjetra dëme fakultetit, ndërkohë që dëme pësuan edhe ndërtesat e tjera që ndodheshin pranë godinës, që ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
“Shekulli Online” siguron procesverbalin e Fakultetit Ekonomik mbi dëmet e konstatuara të dielën më 24 maj, pasi ndodhi shpërthimi.

Nga verifikimet dhe matjet e kryera pranë sallave dhe zyrave të fakultetit u konstatuan këto dëmtime të poshtë listuara:
Dëmtim në grila 230m2
Dëmtime në xhama 80m2 dhe 12.5m2
Dëmtime në perde 54 metër linear
Tabela 20m2
Neon, ndriçues 9
Dritare jashtë funksionit 22 copë
Këto dëmtime do i kushtojnë fakultetit dhe qeverisë 15 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që përgjegjës për to mbeten forcat xheniere, të cilët nuk kanë llogaritur në mënyrën e duhur shpërthimin e 5-katshët, në mënyrë që dëmet tek ndërtesat pranë të ishin të papërfillshme.
Ndërkohë që ditën e sotme, Fakulteti i Ekonomisë përshëndeti vendimin për prishjen e objektit 5-katësh, që sipas fakultetit bëri të mundur lirimin e territorit universitar dhe zgjerimin e hapësirave në të cilat studiohet, në funksion të përmirësimit të kushteve të studimit.
/Shqiptarja.com