Procesverbali/Deputetët që nuk
votuan emrat e PD për Vettingun

Procesverbali/Deputetët që nuk<br />votuan emrat e PD për Vettingun
Edhe pse u miratuan me kosensusin e PD-PS, ngritja e komisioneve të Vettingut, pas propozimit të emrave nga opozita, nuk ka marrë votën e të gjithë deputetëve. 

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të 22 majit u votuan emrat e propozuar nga PD, duke miratuar kështu përbërjen e tre komisioneve që do bëjnë filtrimin e kandidaturave për në institucionet e drejtësisë. 

Marrëveshja e firmosur nga kryetari i PD Basha dhe kryeministri Rama shënoi një hap drejt konsensusit për zbatimin e Reformës në Drejtësi. 

Por pavarësisht kësaj, jo të gjithë deputetët e maxhorancës dhe opozitës kanë votuar "pro" emrave të opozitës për Vettingun. Mes emrave që s'e kanë votuar bie në sy Erion Braçe, Monika Kryemadhi apo dhe Jozefina Topalli. 

Edhe pse kanë qenë të pranishëm në sallë, deputetët Erion Braçe, Spartak Braho, Kozma Dashi, Ben Blushi, Mesila Doda, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Monika Kryemadhi, Jozefina Topalli, Kejdi Mehmetaj, Xhemal Qafalia, Dashamir Peza, Mira Shehu, Vangjel Tavo dhe Eduard Selami 

Ndërkohë, në seancë kanë kunguar deputetët Parid Cara, Gjovalin Kadeli dhe Arta Dade. 

Deputetët që s'kanë votuar Vettingun

Erion Braçe

Spartak Braho

Kozma Dashi

Ben Blushi

Mesila Doda

Vangjel Dule

Shpëtim Idrizi

Monika Kryemadhi

Jozefina Topalli

Kejdi Mehmetaj

Xhemal Qafalia

Dashamir Peza

Mira Shehu

Vangjel Tavo

Eduard Selami 

Munguan në seancë

Parid Cara

Arta Dade

Gjovalin Kadeli

(Procesverbali i seancës)
procesverbali
lista
lista

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë