Proda takim me zv.presidentin e policisë çeke: Luftë krimit të organizuar! Patrullime të përbashkëta gjatë sezonit veror
Tomas Kubik dhe Ilir Proda
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, gjatë vizitës zyrtare në Pragë, pas takimit të zhvilluar mes dy ministrave të brendshëm, kanë zhvilluar një takim pune me Zëvendëspresidentin e Policisë çeke Gjenaral Major Tomas Kubik, pasi Presidenti i Policisë, për shkak të një axhende emergjente, nuk ishte në Pragë.
Proda dhe Kubik ndanë vlerësime të njëjta për bashkëpunimin dhe u dakordësuan që ky bashkëpunim të thellohet akoma më shumë, jo vetëm në kuadër të shkëmbimit të informacionave, mbështetjes logjistike për Policinë Rrugore apo për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit veror, por dhe në fusha të tjera.
Kubik përgëzoi Prodën për angazhimin, përkushtimin dhe rezultatet e arrira në luftën kundër krimit.
“Bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy policive kriminale dhe atë në fushën e sigurisë, t’i shtrijmë në të gjitha fushat e tjera, në interes të luftës kundër krimit të organizuar, si dhe të rritjes së parametrave të sigurisë, pasi si në Çeki dhe në Shqipëri ka prani të shtuar të qytetarëve të të dy vendeve, si vizitorë, turistë, por dhe për qëllime biznesi. Me këtë lëvizje të shtuar, padiskutim që lëviz dhe elementi kriminal”, tha ai.
Nallbati dhe Kubik siguruan Prodën se dy Policitë Kriminale do të bashkëveprojnë në koordinim dhe me agjencitë ligjzbatuese Interpol, Europol dhe të tjera, për të hetuar dhe goditur krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave, terrorizmin dhe emigrimin e paligjshëm.
Proda theksoi se Policia e Shtetit e ka të qartë rrugën e saj, rrugë e cila ka vetëm një drejtim, bashkëpunimin e ngushtë, profesional, të barabartë dhe të bazuar në besueshmëri, me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin që është global dhe që kërkon patjetër bashkim forcash, vlerash dhe idesh.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.5%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 756
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga mashtrimet financiare te tradhtitë ekonomike, si po mbrohen bizneset shqiptare duke punësuar dedektivë
31 Mars, 09:21
-
Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar
30 Mars, 22:57
-
Media britanike 'The Telegraph': Shqipëria, destinacioni i pushimeve me rritjen më të shpejtë në Evropë
30 Mars, 09:45
-
Pasi dështoi vetë të sfidonte Ramën në zgjedhje, Albin Kurti i ka shpresat tek Adriatik Lapaj
28 Mars, 22:32
-
500 bashki nga i gjithë Ballkani do të përfitojnë WiFi publik falas, aplikoni deri më 28 prill
28 Mars, 19:15
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ letër policisë për të marrë në ruajte Pallatin e Sportit 'Feti Borova', ku do numërohet vota e diasporës
28 Mars, 09:38
-
Lara Colturi ngre lart skitë shqiptare, mbyll sezonin 2024-2025 me 3 podiume në Kupën e Botës dhe futet në ‘Top 10’
27 Mars, 20:54
-
Dokumentet e deklasifikuara: CIA konfirmoi ekzistencën e Arkës së Besëlidhjes
27 Mars, 15:11
-
Rama-investitorëve të huaj: Investoni në Shqipëri! Blini sot qoftë edhe një gur, nesër do të jetë vonë! Pjesa më e mirë janë malet
27 Mars, 11:51
-
Kos: Shqipëria mbyll negociatat me BE në 2027! Serbia anëtare, kur të forcohet sundimi i ligjit e lufta kundër korrupsionit
27 Mars, 10:51
-
‘Puno aty ku ke zemrën’, Rama: ‘Paketa e Maleve’, mbështetje nëse doni të riktheheni në tokat e të parëve! Asnjë taksë deri në 10 vjet për 500 aplikantët e parë
27 Mars, 07:36
-
Zyrtari i lartë i policisë italiane i kthen vizitën Prodës: Bashkëpunim solid në luftën kundër krimit të organizuar, informacione pa barriera dhe struktura të përbashkëta
26 Mars, 15:32