DUMRE-Ullinjtë kanë pasur prodhim të bollshëm këtë vit. Në zonën e Dumresë janë shumëfishuar sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë bujqësore.
“Dumreja është një zonë kodrinore dhe prodhon një vaj shumë cilësor. 3 vitet e fundit, me investimet në Dumre kanë ardhur dhe vizitorë. Në këtë sezon kanë ardhur për të blerë dhe vaj ulliri", shprehet një fermer për mikrofonin e Report Tv.
Pjesa më e madhe e prodhimit shkon në fabrika ku përpunohet vaji.
“Viti i kaluar ka qenë një vit i dobët në sasinë e prodhimit por çmimi ka qenë i lartë, pasi dihet që kur ka pak prodhim kërkesa ne treg është e madhe dhe çmimi rritet. Këtë vit ka superprodhim, kur ka mbiprodhim atëherë edhe sasia e vajit bie”, thotë Gëzim Paja, prodhues.
Këtë vit një kilogram vaj ulliri në zonën e Dumresë kushton 400 lek.
“Kam 3 dylym. Gjithsej kam bërë 170 kg. Tregu ka rënë shumë, vjet ka qenë 5 , por sivjet ka rënë është bërë me 4, nuk është i arsyeshëm çmimi po ne nga e keqja do e japim s’kemi ku e çojmë”, thotë një tjetër fermer.
Rënia e çmimit vjen si pasojë e rritjes së prodhimit.
“Prodhimi çdo vit vjen në rritje dhe detyrimisht duhet të gjejmë një treg akoma më të garantuar, që fermerët të ndihen komod kur të vjen sezoni i vjeljes së ullirit”, thotë Paja.
Mungesa e një pike grumbullimi është kthyer në një problem të përhershëm sezonal për fermerët dhe prodhuesit e vajit të ullirit.
“Ne kërkojmë të gjendet tregu, dhe çmimi të rritet”.
Aktualisht në zonën e Dumresë janë mbi 1500 hektarë të mbjella me ullinj. Shqetësimi kryesor i fermerëve dhe prodhuesve është sigurimi i tregut për vajin e ullirit.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan, taksistët në protestë kundër Kryebashkiakut: Favorizon kompaninë e taksive elektrike
24 Janar, 10:31
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të klanit Çela! Udhëzimet për drogën në Itali i jepnin nga Elbasani
23 Janar, 18:09
-
Vrau kamerierin, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin
23 Janar, 14:03
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Momente tensioni në 'Elbasan Arena', ka të lënduar! Policia shoqëron disa tifozë (VIDEO)
19 Janar, 22:37
-
Trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan, radhë e gjatë automjetesh në kthimin drejt Tiranës (VIDEO)
19 Janar, 18:05
-
PL: Bujqësia është kthyer në sektor inekzistent
19 Janar, 13:37
-
Elbasan/ Mësim me xhupa në klasë, nxënësit: Është ftohtë, ngrohëset fiken nga rrjeti i amortizuar elektrik
18 Janar, 15:39
Mundohuni te kapni tregun gjerman dhe skandinav....vaji une eshte shune i mire dhe cilesor....
PërgjigjuKetu duhen kooperativat agrare , me ngastra toke nuk ecet me keshtu garantoni sasi te madhe prodhimi qe iu mundeson edhe dalje ne tregje nderkombetare per te shitur tepricat.Bashkoni pra terrenet, studioni tregun e huaj qe cdo fillim sezoni prodhues te keni mundesi te lidhni kontrata duke pare edhe potencialisht sasine qe do te prodhohet, pastaj ajo te meson vete deri sa te krijoni brandet tuaja te vajit made in albania .Me ngastra individesh qe shesin me bidona neper qoshet e rrugeve nuk shkoni dot asgjekundi, keshtu do te qyrraviteni cdo vit gjithmone duke u ankuar njehere se s ka prodhim e njehere se ka shume prodhim.KEtu eshte edhe roli i dobet i shtetit qe ka ardh koha ti taksoje keta fermeret Jo si menyre per ti grabitur si e ka zakon shteti shqiptar po si instrument presioni qe te bashkohen neper shoqeri prodhuese , e kane thene edhe te paret tane ,Bashkimi ben fuqine , hapni mendjet tuaja te mbyllura dhe organizohuni dhe hiqni dore nga HILET neper produktet tuaj se tregu eshte edhe ceshtje besimi nuk eshte vetem ceshtje konsumi
PërgjigjuKa disa fermere shqiptare te shkathet qe nuk presin t'ua gjeje shteti tregun.Ullinj dhe vaj ulliri shqiptar kane arritur t'i gjejne treg dhe ta sjellin deri ketu ne U.S.A.Duhet dhe ju te lidheni on-line me mercologe dhe njerez te zanatit,ose dhe vete direkt,por ama ,as mos te mendoni te beni hile ne vaj se ketu ka kontrrolle te forta.Une vete kam blere ullinj nga Shqiperia,por jo vaj.Kjo eshte thjesht preference personale,pasi ketu shqipot sjellin vetem /extra virgin/,kurse une preferoj/mild/,por kjo nuk ka rendesi.Rendesi ka, qe ka fermere qe po hyjne ne tregje te reja.Do deshiroja vetem qe ata djemte tuaj te shkathet qe shkojne ne Kolumbi e Brazil per te marre droge, apo per te gjetur treg droge ne BE,te tregonin te njejten shkathtesi dhe zell, per pune te ndershme,si ne rastin konkret,te gjenin treg per prodhime qe as te fusin ne burg dhe as nuk ha plumbin kokes,diku ne fund te botes.
PërgjigjuDerdheni ne autostrade ashtu sic ka bere disa injorante dhe dembela duke derdhur qumshtin dhe hedhur mollet dhe domatet se presin cdo gje nga shteti .....
PërgjigjuTe gjithe fermeret bertasin se nuk kane treg.Prodhimet dalin ne shqiperi shitjet duan ti bejne me cmimet e europes.Ne Greqi litrin e vajit te ullirit e gjen dhe 4 euro ku i bie gati 5000 leke Ketu shesin bidonin 1.5 litra 9000 leke pra 6000 lek litri dhe fshatari jon i keput dhe ca vaj vegjetal brenda,e pastaj ankohen per treg.Zbrisni me kembe ne toke qe ate vaj ta blej dhe punetori
PërgjigjuFILLONI DHE EKSPORTIN NE MAQEDONI,,,DHE NE TE GJITHE LINDJEN E EUROPES....PO TE KAPET DHE TREGU KINEZ SHITJET DO JENE PAFUNDESISHT...
Përgjigju