Fast Albania dhe Interpol Tirana kanë  arrestuar  me qëllim ekstradimin drejt Sllovakisë dhe Kosovës, 2 persona të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë 12 orëve të fundit u zhvillua një tjetër operacion policor i koduar “Double”, ku si rezultat u bë  e mundur arrestimi i 46-vjeçarit me inicialet  R.D., lindur në Sllovaki dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Pezinok/Sllovaki, me vendimin e vitit 2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Sllovakisë.

46-vjeçari u kap në Plug të Lushnjës

Gjithashtu u bë e mundur dhe arrestimi  i 32-vjeçarit me iniciale G. S., nga Kosova, pasi autoritetet kosovare kanë lëshuar urdhër arresti në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

32-vjeçari u kap në rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë.