TIRANË- Prodhimeve bujqësore shqiptare i hapet “drita jeshile” për shitje në Bursen e Këmbimit të Mallrave të Izmirit, Turqi. Në kuadër të nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar (KASH), delegacioni nga Bursa e Izmirit, (Turqi), e kryesuar nga Insisu Kastelli, zhvilloi nje vizitë zyrtare në Shqiperi, për t’u njohur nga afër me potencialet e bujqësisë shqiptare dhe për t’i hapur rrugë zgjerimit të marrëdhënieve të biznesit midis kompanive turke dhe shqiptare.Delegacioni u prit nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe stafi i tij. Bisedimet në këtë takim u përqëndruan në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, dhe veçanërisht në futjen ose kuotimin e prodhimeve bujqësore shqiptare në Bursën e Këmbimit të Mallrave të Izmirit, Turqi.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se, lidhja e kahershme që ekziston mes Shqipërisë dhe Turqisë, është faktor për zgjerimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve.
Marrë nga "ATSH"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se, lidhja e kahershme që ekziston mes Shqipërisë dhe Turqisë, është faktor për zgjerimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve.
Marrë nga "ATSH"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)









