Prodhimi i energjisë elektrike nga HEC-et lokale rritet me 11.1%

Prodhimi i përgjithshëm i energjisë elektrike për vitin 2013 nga prodhuesit e HEC-eve private dhe me koncesion ishte 759 GWh, ose 11.1 % më shumë, bën të ditur Enti Rregullator i Energjisë (ERE).
Vjet prodhuan energji elektrike 80 centrale hidrike me fuqi të përgjithshme të instaluar prej rreth 240 MW, nga të cilat 44 MW e zunë HEC-et, që nisën prodhimin gjatë vitit 2013.
Në 6-mujorin e dytë 2013 pasi u shkëputën nga KESH-i, HEC-et Ulëz, Shkopet dhe Bistrica 1, 2 kaluan në administrimin e blerësit "Kurum International" dhe prodhuan 126 GWh energji elektrike.
Me përjashtim të vitit 2010, ku përveç rritjes së kapaciteteve të instaluara, prodhimi i bollshëm i energjisë u ndikua nga kushtet shumë të favorshme hidrike, rritja e ndjeshme shoqëroi prodhimin nga HEC-et e dhënë me konçension në periudhën 2008-2013. Gjatë vitit 2013 prodhimi prej tyre ishte  2.5 herë më i madh, në krahasim me vitin 2012, bëjnë të ditur burimet.
Kontribut të rëndësishëm në këtë rritje dha HEC Ashta, që vjet prodhoi 211 GWh, ose 28% të totalit të prodhimit nga hidrocentralet në administrim privat.
Vjet hynë në operim gjithsej 10 shoqëri, ku HEC-et e tyre me konçension me fuqi të instaluar gjithsej në 54 MW, prodhuan rreth 73 GWh energji elektrike. /ATSH/
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim