Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike gjatë vitit të kaluar ka qenë 8.55 miliardë kilovatorë, nga 4.52 miliardë kolivatorë të prodhuar në vitin 2017, duke shënuar një rritje të prodhimit prej 89 përqindësh, njoftoi dje INSTAT. Në totalin e energjisë elektrike të prodhuar, hidrocentralet publike kontribuan në masën 68.4%, ndërsa hidrocentralet private dhe koncensionare realizuan 31.6% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët në vitin 2018 u rrit me 5% duke arritur vlerën 5.841 GËh nga 5.563 GËh që ishte në vitin 2017. Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018, humbjet në rrjet kanë rënë me 6.9%. Ndikimin më të madh e dha rënia e humbjeve në shpërndarje me 6.1 pikë përqindje ndërsa humbjet në transmetim kontribuan me vetëm 0.8 pikë përqindje në këtë rënie.