Miell të skaduar dhe produkte me insekte, AKU gjobit 1.2 mln lekë furrën e bukës në Tiranë (FOTO)

Miell të skaduar dhe produkte me insekte, AKU gjobit 1.2 mln lekë furrën e bukës në Tiranë (FOTO)

Produktet e bllokuara nga AKU

TIRANË-Një furrë buke është gjobitur në masën 1.2 mln lekë pasi tregonte miell të skaduar dhe disa produkte brenda së cilave kishte insekte. Bëhet fjalë për biznesin “IMT Albania” në Tiranë. Siç njofton AKU, kjo pasticeri  tregtonte miell dhe lëndë të parë pastiçerie të skaduar, produkte me insekte si dhe xhelatina dhe zbukurime të ngrënshme, kakao, arrë kokosi të paetiketuara.

Gjithashtu, në këtë biznes kishte akullore të padokumentuar si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë. Për këtë arsye, biznesi është gjobitur me 1.2 mln lekë (te reja), për të gjitha shkeljet e kryera, si dhe janë bllokuar produketet e skaduara me qëllim asgjësimin e tyre. 

“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (hedhje në treg të produkteve të pasigurta për konsum; Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (moszbatim i planit/manualit të vetëkontrollit); “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë); Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit); Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim të produkteve në kundërshtim me kërkesat ligjore),' Bllokimi i produkteve” për produktet me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe produkteve të paetiketuara deri në etiketimin e tyre konform kërkesave ligjore​", njofton AKU.

Ndërkohë janë mbyllur edhe dy biznese të tjera, në Lushnje dhe Tiranë. Konkretisht në Lushnje është bllokuar dhe mbyllur pastiçeria “Syrja Sinani” . Ajo nuk kishte licencë pasi nuk i plotësonte kërkesat ligjore, por pavarësisht kësaj ata kishin vijuar aktivitetin e tyre. Për këtë shkelje ata janë gjobitur 1,000,000 lekë.

Gjithashtu në Tiranë është mbyllur një minimarket ushqimor të të artikujve ushqimorë dhe tregtim të ujit me bote. Kushtet higjeno-sanitare të mjetit ishin të papërshtatshme dhe çfarë është më e keqja nuk dispononte regjistra të pastrimit të botit të ujit, raport analiza mikrobiologjike dhe as sistemin e gjurmueshmërisë.  Pranë QKB, ky biznes ka deklaruar aktivitetin si “Tregtim me pakicë të artikujve ushqimore, tregtim të ujit me bote, transport dhe shitje uji derë-më-derë”, aktivitet për të cilin ka deklaruar dy mjete, por që asnjëra prej tyre nuk përkonte me mjetin që ndodhej përpara subjektit. Ky biznes u gjobit dhe u mbyll nga AKU-ja.

 “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare; Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë); Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësite e operatorit të biznesit; Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” (tregtim i ujit të pijshëm)", njofton AKU.

Ora 13:57
Miell të skaduar dhe produkte me insekte, AKU gjobit 1.2 mln lekë furrën e bukës në Tiranë
  • B.K./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Bxl: 17/08/2019 11:03

      Per te mbytur popullin denohesh me gjob !! Ndersa per ata qe s’japin nje kupon mbydhen dhe ndjekje penale !! Ja si mbrohet populli ; perpara interesat e shtetit ( taksat)

      Përgjigju
    • BRSS: 16/08/2019 19:58

      ÇFAR GJOBE KU E RRUAN PER GJOBEN AI DO FUTUR NE BURG OSE FUTUNI VET O PLERA HA POPULLI USHQIME TE SKADUARA DHE JU MERENI ME GJOBA VETEM BURGU ATE KAN HAK SE PO SEMUREN NJERZIT

      Përgjigju
    • LORA: 16/08/2019 17:10

      Te tilla biznese jane krim i hapur mbi jeten e njerzve,,,ne mes te dites me diell.Per mua,duhen mbyllur dhe gjobitur sa tu thyhen brinjet.Kjo eshte rruga e ligjshmerise,,,nuk ka tjeter.

      Përgjigju
    • Xll: 16/08/2019 16:40

      Gjobe, po mielli me insekte u la aty per tu shitur perseri mielli duhej groposur

      Përgjigju
    • Lleshi: 16/08/2019 15:43

      Moj aman cfare ndodh per dite gjeea te reja vetem duan te fitojne para dhe nuk pyesin Pete jeten e njerzve tyrp Joe vetem gjiba po duhet tju hiqet edhe licensa per tere jeten se kane te bejne drejt per drejt me konsumatorin,ku ie con mushka keta njerez eshte rrumpalle se buke ka shtet f...

      Përgjigju
    • Vlonjati: 16/08/2019 15:01

      Ore duhet mbyllur jo vetem gjobe. Denimet në lidhje me shkeljet per ushqimin duhet te jene absolute! Të mbyllet!

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

    Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së