Prodhonte qese të pariciklueshme, pezullohet biznesi në Fier! U kap në flagrancë nga zv. ministrja (VIDEO)

FIER- Një biznes i cili prodhonte qese plastike të holla është bllokuar nga ministria e mjedisit dhe e turizmit.

Mësohet se zv.ministrja, Ornela Çuçi ka bërë një inspektim në terren e shoqëruar edhe nga policia e Fierit ku gjatë kontrollit është konstatuar se ky subjekt prodhonte qese që ishin hequr nga përdorimi vitin e kaluar. Ky biznes është pezulluar deri në plotësimin e kushteve, e ndërsa është kontrolluar edhe tregu për të parë se cilat ishin bizneset e tjera që përdorin këto qesë.

Drejtori i policisë së Fierit, Andon Marko ka deklaruar se kontrollet do të vijojnë për t'i dhënë fund paligjshmërisë.

"Jemi ne zbatim të ligjit për t'i dhënë fund paligjshmërisë", tha Marko.

Vendimi i qeverisë parashikon përdorimin e qeseve të riciklueshme dhe me trashësi më të vogël se 35 mikron, pra ato që nuk ndotin. Ato janë kundrejt një pagese, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur çantat prej cope, ose ato të riciklueshme.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirka: 02/08/2019 16:11

    Nga kontrollet e medha qe ke ushtruar duket qarte se sa vlere kane patur. Vjen Zv.Ministerja nga Tirana dhe e kap biznesin ne kundershtim me ligjin, ndersa struktura qe drejton ti nuk e ka konstatuar. Normal ska se si ta konstatoje se duhet te mbushesh thesin Zotrote, duhen derguar ca edhe ne Tirane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës