TIRANË - Prodhuesit e bukës në Tiranë, i propozojnë bashkisë së Tiranës që të shtrijë kontrollet në të gjitha pikat ku tregëtohet buka, për të luftuar informalitetin. Ata deklarojnë ndërkohë se duhet që të ketë një standardizim të peshës së bukës, ndërsa çmimi të vendoset nga vetë tregtarët, kjo duke u përshtatur me tregun ekzistues.
“Kjo do të rregullonte abuzimin nga prodhues të cilët me të drejtë akuzohen se abuzojnë me peshën. Qytetari do kishte të qartë peshën e qartë të bukës, ndërsa çmimi në varësi të saj”, tha Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Gëzim Peshkepia.
Prodhuesit e bukës ngrejnë shqetësimin se ka dhe nga ata tregëtarë që nuk plotësojnë kushtet më minimale, higjeno- sanitare në prodhimin e saj. Këta janë prodhues që nuk kanë ambientet e duhuara si dhe mjetet e nevojshme, për prodhimin e bukës, ndërkohë që nuk paguajnë asnjë detyrim ndaj strukturave përkatëse.

(aq/shqiptarja.com)