Produkt i 'Demave', Partizani huazon sulmuesin te gjigantët e Kroacisë

Produkt i 'Demave', Partizani huazon sulmuesin te gjigantët e Kroacisë

Oresti Rifa

Sulmuesi anësor i Partizanit, 18-vjeçari Oresti Rifa është huazuar në Kroaci te gjigantët e Hajdukut të Splitit. Ka qenë vetë klubi i kuq që ka konfirmuar gjithçka, me kroatët që kanë mundësinë të blejnë kartonin e lojtarit në fundin e sezonit, kjo në bazë të paraqitjeve të tij.

"FK Partizani me kënaqësi njofton transferimin në formulën e huazimit të Oresti Rifa te Hajduk i Splitit. Marrëveshja mes dy klubeve për kalimin e sulmuesit 18 vjeçar me opsion blerjen e kartonit në fund të sezonit nga kroatët e Hajduk Split është konkretizuar së fundmi.

Rifa një produkt i Akademisë Partizani, prej dy sezonesh ishte pjesë e skuadrës së parë dhe tashmë do të provojë aventurën e re në futbollin kroat", bën me dije klubi i kuq.

I lindur në Krujë, Rifa ka qenë pjesë e moshave të Akademisë së Futbollit dhe më pas kaloi te ekipi U-15 i Partizanit, para se në verën e 2024 të bashkohej me ekipin e parë.

Ai mori minuta në kualifikueset e Conference League, teksa nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të Superligës këtë sezon, por me Partizanin B, aty ku u "pikas" nga klubi kroat. Djaloshi i sulmit është pjesë e Kombëtares U-19.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

UEFA tremb Real Madridin, nis hetimet për katër futbollistë

UEFA tremb Real Madridin, nis hetimet për katër futbollistë