Profesionet, caktohen datat e
testimit për provimin e shtetit

Profesionet, caktohen datat e <br />testimit për provimin e shtetit
TIRANE-Përcaktohen datat se kur 3000 kandidatët do të futen në provimin e shtetit për të marrë licencën për ushtrimin e profesionit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar dje kandidatët për provimet e shtetit, se sesioni i provimeve për profesionet e rregulluara, fillon me datë 16 janar deri me 7 shkurt 2012.

Profesionet që do të japin provimin në këtë sesion do të jenë: stomatologji me datë 16-17 janar; farmacia me datë 18-25 janar; mjekësia e përgjithshme me datë 26 janar; mami me datë 27 janar; infermieri me datë 30 janar-6 shkurt dhe fizioterapia me datë 7 shkurt. Sipas ministrisë së Arsimit, provimi do të zhvillohet dy herë në ditë në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Gjithashtu ata u kanë kujtuar edhe një herë kandidatëve të bëjnë kujdes që ditën e provimit të kenë me vete kartë identiteti, mandat arkëtimi të pagesës të shoqëruar me faturën e AKP, të publikuar në faqen zyrtare. Provimi i shtetit mund të jepet deri në 5 herë. Në rast se studentët e diplomuar nuk do t'i nënshtrohen provimit të shtetit edhe pse ata kanë një diplomë, nuk mund të ushtrojnë profesionin e tyre pasi nuk do të kenë të plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Për kandidatin që jep provimin për herë të parë, tarifa do te jetë 10 mijë lekë, herën e dytë, tarifa është 12.500 lekë, herën e tretë, 15.000 lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të katërt, 17.500 lekë, dhe për kandidatin që jep provimin për herë të pestë, 20.000 lekë. (foto ilustruese)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale