Gjykata e Lartë ka rrëzuar pjesërisht vendimin e qeverisë që sanksiononte se profesionet e lira do të paguanin Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Në një vendim të dhënë së fundmi, Kolegji Administrativ ka vendosur që pagesa të bëhet vetëm nga ata që kanë xhiron vjetore nga 5 milionë lekë e lart.
Rrezimi i pjesshëm i VKM nr. 953, datë 29.12.2014, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’” erdhi pas padisë që dërgoi në Gjykatën e Lartë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundër Këshillit të Ministrave.
Ligji për TVSH-në, në pikën 2 të nenit 11, përsa i përket profesionit avokat, në lidhje me vendosjen e kufirit minimal të regjistrimit për TVSH, caktonte se ata detyroheshin të deklarojnë dhe të paguajnë TVSH në vleftën 20% të çmimit të shërbimit të kryer, pavarësisht xhiros vjetore të realizuar.
“Kjo xhiro vjetore, për bizneset në tërësi, llogaritet nga niveli i qarkullimit prej 5 milionë lekësh, ndërkohë që për avokatët, në mënyrë krejtësisht absurde, ky nivel ishte caktuar në kufirin 0 lekë.
Pra, për çdo shërbim të ofruar nga ana e avokatit, duhej të llogaritej dhe paguhej TVSH në masën 20% të shërbimit të ofruar”, argumenton Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë.
Tani, pas hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës, detyrimit për llogaritjen dhe pagesën e TVSH do t’i nënshtrohen vetëm ata avokatë apo zyra avokatie, niveli i xhiros vjetore të të cilëve e kalon shumën e 5 milionë lekëve të reja në vit. Të gjithë avokatët e tjerë nën këtë nivel xhiroje vjetore nuk kanë detyrim të jenë subjekt i pagesës së TVSH, që do të thotë se nuk kanë detyrim të llogarisin 20% për efekt pagese TVSH-je dhe shërbimi i tyre nuk do të faturohet nëpërmjet faturës me TVSH, por me faturë të thjeshtë tatimore.
Kontributet
Ky vendim merret dy vjet pasi Kushtetuesja ka shfuqizuar edhe një nen tek ligji i profesioneve të lira, që rriti shumë detyrimet për kontribute shoqërore e shëndetësore për punonjësit e këtij sektori.
Në korrik 2016, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenin e ligjit “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë” dhe VKM-së nr.37, datë 21.01.2016 “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit shëndetësor për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar që punojnë e bashkëjetojnë me të”.
Ligji shkaktoi protesta tek avokatët, mjekët, noterët, inxhinierët, etj. Ligji i propozuar nga qeveria dhe i miratuar nga Kuvendi parashikonte që rreth 27% e xhiros të shkonte për kontribute shoqërore dhe shëndetësore.
Qeveria
Gjykata e Lartë ka rrëzuar pjesërisht VKM-në, e cila sanksiononte se të gjitha profesionet e lira do të paguanin Tatim mbi Vlerën e Shtuar
Vendimi
Të gjithë avokatët me xhiro nën 5 mln lekë në vit do ta faturojnë shërbimin e tyre ndaj klientit jo nëpërmjet faturës me formatin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, por me faturë të thjeshtë tatimore
Bizneset
Gjykata vendos që, ashtu si edhe për bizneset në tërësi, xhiroja vjetore e tatueshme me TVSH llogaritet nga niveli i qarkullimit 5 milionë lekë, ndërkohë që për avokatët, niveli ishte caktuar 0 lekë
Shqipëria e fundit në Evropë për teknologjinë e informacionit
Shqipëria renditet e fundit nga 40 shtetet europiane përsa i përket zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit sipas Indeksit të Zhvillimit të TIK për 2016-n, publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit.
Në total, indeksi ka renditur 175 ekonomi, ku Shqipëria renditet e 91-a, 10 vende më larg se Bosnja, e renditur e parafundit në rajon. Megjithatë, krahasuar me 2015-n, vlera e indeksit të teknologjisë është përmirësuar nga 4.62, në 4.92 në 2016-n.
Në krahasim me një vit më parë, progresi më i madh është bërë me qasjen në internet dhe me rritjen e numrit të shtëpive që kanë një kompjuter. Norma e penetrimit e transmetimit me anë të kabllove të të dhënave u rrit nga 6.5% në 2014 në 7.6% në 2015. Ndërkohë, çmimet e paketave të kompanive celulare ranë nga 32.13 dollarë, në 6.35 dollarë në 2015. Edhe çmimet e paketave të internetit janë në rënie.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO