Profesioni i infermierëve në modë në Çeki, shihet si punë 'premtuese dhe stabël'

Profesioni i infermierëve në modë në Çeki, shihet si punë 'premtuese dhe stabël'

Foto ilustruese

Në fund të vitit 2020 e në fillim të 2021-t pandemia e Coronës ishte në kulmin e saj në Çeki. Numri i infektimeve dhe vdekjeve ishte më i larti në botë krahasuar me numrin e popullsisë prej 10,5 milionë vetësh. Në të gjithë vendin u sëmurën me virusin 1,7 milionë vetë, më shumë se 25.000 vetë humbën jetën në luftë me COVID-19. Falë angazhimit të jashtëzakonshëm të 40.000 mjekeve e mjekëve dhe rreth 80.000 infermierëve e kujdestarëve shëndetësorë sistemi çek i shëndetësisë i rezistoi kolapsit të plotë në kulmin e krizës. Në sytë e çekëve ata u bënë heronjtë e ditës. Nuk ka çudi që një foto e një infermiereje në repartin e intensivit të spitalit Bulkovka fitoi konkursin "Fotoja Çeke e vitit 2020".

Me të drejtë, se në luftë kundër Coronës i gjithë personeli mjekësor ishte në limitin e fuqive. Megjithëse në spitale u vendosën herët masat e higjienës, dhe personeli mjekësor ishte ndër të parët që u vaksinua, 30.000 infermierë, 12.000 mjekë dhe 25.000 punonjës spitalesh u sëmurën nga COVID-19. 34 mjekë dhe 54 infermierë ndërruan jetë me ose nga virusi.

Rritet reputacioni i mjekëve

Një gjendje që la gjurmë në shoqërinë çeke. Para pandemisë, interesi për shkollimin si infermier ishte aq i ulët, saqë spitalet çeke duhet të merrnin personel nga jashtë. Shumica e infermierëve vinin nga Sllovakia apo Ukraina. Nga viti i kaluar numri i atyre që marrin pjesë në provimet e pranimit në shkolla është rritur me 50%. "Pandemia e Coronës ka luajtur rol, që imazhi i profesioneve mjekësore të rritet", thotë Karel Cvachovec, dekan i Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Teknik të Liberecit në një intervistë me portalin seznam.cz. "Opinioni publik kishte mundësinë të përjetonte drejtpërdrejt se sa të pazëvendësueshme janë këto profesione dhe se kush diplomohet në këto drejtime mund të gjejë punë në çdo kohë.

Infermieria është "premtuese dhe stabël"

Këtë e konfirmon edhe Jana Hola, dekane e Fakultetit të Universitetit Pardubice."Pandemia e ka rritur ndjeshëm kërkesën për këto profesione. COVID tregoi, se sa e rëndësishme është kjo degë." Profesori Karel Sladek, prodekan i Fakultetit e shikon një nga motivet kryesore për rritjen e interesit për profesionin e infermierisë tek rritja e prestigjit social. "Shumë të rinj e panë vështirësinë në frontin e parë në luftë kundër Coronës, dhe nuk tremben nga kjo tani, por përkundrazi zgjedhin një karrierë në sistemin shëndetësor." Nga ana tjetër kjo degë është "shumë premtuese dhe stabël për punën, pasi numri i të diplomuarave e të diplomuarve në të ardhmen në sistemin e shëndetësisë në Çeki nuk ka për të mjaftuar. Në vitet e ardhshme nevoja do të dyfishohet" thotë prof. Sladek.

Mungojnë vendet e kualifikimit dhe fondet

Megjithë rritjen e interesit në shkollimin si infermierë, shteti çek nuk ka ofruar më shumë fonde për strukturat e arsimit shëndetësor. Aktualisht shkollat nuk mund të pranojnë më shumë studentë se para Coronës. "Ne kemi nevojë për një analizë, se sa vetë duan të mësojnë këtë profesion dhe sa të larta do të jenë kostot", është shprehur ministri çek i Shëndetësisë, Adam Vojtech për radion çeke. Sipas një analize të Universitetit Pardubice duhet që të dyfishohet numri i studentëve në profesionet e infermierisë në mënyrë që të plotësohet nevoja në këtë sektor në të ardhmen. Aktualisht një vend shkollimi kushton 4000 euro në vit. Fakultetet e Mjekësisë në dallim nga shkollat e specializuara të infermierisë marrin më shumë mjete financiare.

Mijëra vullnetarë

Krahas interesit për shkollimin në degën e infermierisë, është rritur edhe interesi për punë vullnetare në institucionet shëndetësore  në Çeki. Rreth 3000 çeke e çekë, edhe autori i këtij artikuli kanë marrë pjesë në kurset bazë falas të Kryqit të Kuq. Më shumë se 1500 prej tyre u angazhuan në spitale në kohën më të vështirë të krizës në Çeki, qindra të tjerë në ndihmuan në qendrat e kujdesit për të moshuarit dhe institucione të tjera shëndetësore.

Shumë vetë e vazhdojnë këtë angazhim edhe pas zbutjes së pandemisë. "Interesi për punën vullnetare është shtuar, edhe tani aplikojnë shumë vetë", thotë Ilona Kyrsova, koordinatore e Qendrës për Punën Vullnetare në Klinikën Universitare të Përgjithshme në Pragë. Ajo vetë është një shembull i kësaj. "Unë kisha një punë të paguar shumë mirë në një sipërmarrje ndërkombëtare, por gjatë krizës së Coronës vendosa që të bëj diçka, që e quaj të nevojshme dhe me vlerë. Kjo punë i jep kuptim jetës sime."/DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja