Profesioni më i kërkuar në Britani
do të habiteni kur të merrni vesh sa paguhet

Profesioni më i kërkuar në Britani<br />do të habiteni kur të merrni vesh sa paguhet<br>
Britani e Madhe ka mungesa të theksuara në treg për punonjës hidraulikë për shkak se ky profesion nuk preferohet shumë në vend, kështu që për të gjithë ata që zgjedhin këtë profesion kanë fitime shumë të mëdha.

Një shembull është Stephen Fry i cili fiton plot 210 mijë pound në vit me profesionin e tij si hidraulik, në këtë mënyrë ai fiton më shumë se Kryeministri britanik për shkak se profesioni i tij është më i kërkuar.

Ai filloi punë në moshën 17 vjeçare dhe themeloi biznesin e tij kur ishte vetëm 20 vjeç.

Ai punon nga ora 08:00 deri në orën 18:00 gjatë ditëve të javës ndërsa në fundjavë është pushim.

"Çdo ditë është kënaqësi, mund të shkosh në një vend ku një grua po i pikon ujë përmes tavanit dhe po qan, kështu që është një ndjenjë e këndshme kur ndaloni ujin dhe e bëni të lumtur."

Ai tashmë zotëron pronë në një nga zonat më të shtrenjta të Londrës dhe shijon pushime luksoze në Malvide dhe në ishullin Canary çdo vit.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza