Profesori i ekonomisë: Dalja  e
Greqisë nga BE, e mirë për të gjithë

Profesori i ekonomisë: Dalja  e<br />Greqisë nga BE, e mirë për të gjithë
Mos arritja ende e një marrëveshjeje në negociatat të cilat janë në vazhdim që prej 4 muajsh mes kreditorëve dhe Greqisë, forcon edhe më tej mundësinë për daljen nga BE-ja, raporton Anadolu Agency (AA).

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur në fillim të javës se vendi i saj është i hapur për mundësinë “Grexit”, ndërsa shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde kishte dhënë shenjat e saj se “Grexit” është duke u bërë gjithnjë e më realist.

Profesori i ekonomisë në Universitetin Johns Hopkins dhe Drejtori i Institutit "Cato", Steve Hanke, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së në lidhje me çështjen në fjalë, ka tërhequr vëmendjen se historia që nga krijimi i Greqisë e deri tani ka vërtetuar se ajo ka luftuar me problemet financiare dhe ai ka vënë në dukje më tej se falimentimi për vendin nuk është një situatë e pazakontë.

Hanke ka theksuar se problemet financiare të Greqisë janë si pasojë e veprimeve në mënyrë të papërgjegjshme dhe ka shtuar më tej se: "Dalja e Greqisë nga BE-ja do të jetë e mirë edhe për grekët edhe për europianët. Sepse shkaku i vazhdueshëm i këtij problemi, është mos zbatimi i rregullave të BE-së nga Greqia".

Populli grek, dëshiron  të qëndrojë në Eurozonë
Ndërsa në anën tjetër sipas rezultateve të një ankete të kryer në kohët e fundit nën bashkëpunimin e Universitetit të Maqedonisë dhe televizionit grek Skai theksohet se 66.5 përqind e grekëve janë kundër rikthimit të dhramisë dhe dëshirojnë të qëndrojnë në Eurozonë.

Ndërsa sipas të dhënave të Bankës Qendrore Evropiane dhe FMN-së ku vihet në dukje se Greqia e cila nuk po shpëton dot nga kjo krizë financiare duke patur një borxh në total prej 320 miliardë, që është i barabartë me 177 përqind të të ardhurave kombëtare, theksohet se ekonomia greke e cila që nga viti 2008 e deri tani është zvogëluar me 25 përqind do të jetë tejet e vështirë të shpëtojë nga borxhi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë