Profeti Muhamed afron Bashën
dhe Veliajn më pranë se asnjëherë
Kryetari i PD-së dhe Ministri i Mirëqënies Sociale janë ulur dje pranë njeri-tjetrit në Pallatin e Kongreseve, të ftuar në programin madhështor të Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed.
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, janë ulur dje më pranë se asnjëhërë tjetër me njeri-tjetrin në Pallatin e Kongreseve, të ftuar në programin madhështor të Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed.
Basha është kujdesur që të publikojë foto nga pjesëmarrja e tij në këtë aktivitet në momentet kur ministri Veliaj nuk ka qënë ulur në krahun e djathtë të kreut mysliman.
Në 20 prill të vitit 571, ditë të hënë, ka lindur në Mekë të Arabisë, profeti Muhamed dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka përkujtuar këtë ditë, por pa e përmenduar në asnjë rast fjalën “ditëlindje”, me një program të pasur ku ishin ftuar krerë të politikës, përfaqësues të trupit diplomatic dhe mijëra besimtarë.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj u shpreh se “jemi mbledhur sot për të përkujtuar Profetin Muhamed, personalitetin që la gjurmët më të mëdha në historinë njerëzore.

“Ardhja e Profetit Muhamed shënon plotësimin e dhuntisë së Zotit ndaj njerëzimit. Ai është burim frymëzimi për çdo epokë, çdo brez, çdo kulturë e çdo popull, sepse erdhi t’i njohë njerëzit me Krijuesin e tyre, t’i shpëtojë nga çdo lloj skllavërie fizike, mendore e shpirtërore; erdhi që njerëzit të jetojnë në paqe, erdhi për të zhdukur errësirën dhe për të përhapur dritën, erdhi që njerëzit t’i udhëzojë drejt lumturisë së kësaj bote e asaj të amshuar”, u shpreh mes të tjerash Bruçaj.
Në aktivitet përshëndeti edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, që theksoi disa nga karakteristikat themelore të personalitetit të Muhamedit a.s., si mëshirën, drejtësinë, vlerësimin për dijen, dashurinë për Atdheun dhe respektin për tjetrin ndryshe. Ai u ndal edhe në tolerancën dhe mirëkuptimin fetar që ekziston mes shqiptarëve, ku një rol të merituar sipas tij ka Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, si komuniteti fetar më i madh në vend.
Në program u lexuan me mjeshtëri artistike, pjesë nga Kurani, ilahitë dhe pjesë të zgjedhura poetike nga emrat e njohur të skenës dhe ekranit: Sidrit Bejleri, Kastriot Tusha, Venera Lumani, Rezarta Smaja, Lind Islami, Davud Aktepe, Dritan Boriçi, Sokol Angjeli, Adriana Tolka, Klodian Hoxha, shoqëruar nga kori i bashkuar i medreseve
PROFETI MUHAMED LINDI MË 20 PRILL 571Profeti Muhamed u lind të hënën me 20 Prill 571 në Mekë të Arabisë. Familja Hashimite së cilës i përkiste, ishte një degë e fisit fisnik e të fuqishëm Kurejsh. Babai i tij Abdullahu ishte një tregtar dhe vdiq përpara se ai të lindte.
Nëna Emine jetoi derisa ai u bë gjashtë vjeç. Muhamedi jetim u mor nën mbikëqyrje së pari nga gjyshi Abdumuttalib për dy vjet dhe më vonë nga xhaxhai Ebu Talibi sipas amanetit të gjyshit.

Profeti i fundit ishte fryti i lutjes së Profetit Ibrahim, i lajmeve të mira të Isait dhe i ëndrrës së nënës së tij Emine. Pasi ndërtoi Qaben, Profeti Ibrahim iu lut kështu Allahut:
“Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiri i tyre të dërguar që t’ua lexojë atyre ajetet e Tua, t’u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastrojë (prej ndyrësisë dhe idhujtarisë) ata. S’ka dyshim, Ti je Ngadhënjyesi, i Dituri.” (Bekare 2:129) Isai u foli atyre që ishin pranë tij rreth Profetit që do ta pasonte të quajtur “Ahmed.”
Nëna e Muhamedit, Emine, pa një ëndërr në të cilën asaj iu tha: “Ti mban në mitrën tënde udhëheqësin e njerëzve” dhe kur ai lindi ajo tha: “Unë ia lashë nën mbrojtje Të Vetmit (Allahut) për ta ruajtur nga e keqja e çdo lakmitari”; dhe pastaj ia vuri emrin Muhamed.”
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47