Profil/Ish-gazetari që do qeverisë
Italinë,kush është Paolo Gentiloni

Profil/Ish-gazetari që do qeverisë<br />Italinë,kush është Paolo Gentiloni
Paolo Gentiloni, ish-ministër i jashtëm i qeverisë Renzi do të jetë kryeministri i ri i Italisë. por cili është politikani i cili do të jetë në krye të ekzekutivit të shtetit fqinj?

Gentiloni, 63 vjeç, i lindur në 22 nëntor 1954 ka studiuar në gjimnazin Tasso në Romë, ku ka qenë së bashku me shumë personalitete të tjera të shoqërisë publike italiane.
 
Deri në moshën 15 vjeç u ka dhënë mësime katolike fëmijëve më të vegjël. Më pas angazhimi politik, dhe një arratisje nga shtëpia për të marrë pjesë në një manifestim në Milano ku përkujtohej përvjetori i masakrës në sheshin Fontana.

Gentiloni dilpomohet në degën Shkenca Politike dhe angazhohet në gazetari, shkruan në të përjavshmen “Fronti Popollor” dhe revistën Paqe dhe Lufta revista e dy themeluesve të “ Manifestit”. Në vitin 1984 drejtoi periodikun “ Ekologjia e Re” e partisë Legambiente. Pikërisht aty nisi edhe hapat e parë drejt politikës, ku u njoh me Francesco Rutelli.

Më pas nis karriera parlamentare. Kandidon në zgjedhjet politike të vitit 2001 dhe zgjidhet deputet në listat e “ Demokracia është Liri’ Margerita. Nga viti 2005-2006 kryesoi komisionin parlamentar të Vigjilencës Rai.
 
Me një gjuhe elokuente dhe si një komunikues i zoti ai vijon punën duke u kujdesur për imazhin e partisë Margerita duke kuruar fushatën elektorale të së njëjtës parti. Në vitin 2006 zgjidhet sërish në dhomën e deputetëve, ku nga 2006-2008 është ministër i komunikimit në qeverinë Prodi 2.

Mbështetës i projektit të Partisë Demokratike në 2009 afrohet me Renzin. Dhe në 2012 publikon kandidaturën për bashkiak të Romës.
Në zgjedhjet politike të 2013 zgjidhet sërish deputet.
 
Ai ka raporte të shkëlqyera jo vetëm me SHBA por edhe me Izraelin e komunitetin hebarik Italian. Në 31 tetor 2014 Renzi e zgjedh ministër të jashtëm duke zëvendësuar Federica Mogherini. Ai është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze, franceze dhe gjermane.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji