Profil/ Jo vetëm Napoli e Lazio, 22 ekipet që ka trajnuar Edy Reja! Kush është zëvendësuesi i Panucci-t

Profil/ Jo vetëm Napoli e Lazio, 22 ekipet që ka trajnuar Edy Reja! Kush është zëvendësuesi i Panucci-t

 

Eduardo Reja ka lindur në Lucinico, në një familje me origjinë sllovene. Ai u bë pjesë e SPAL që në moshë shumë të vogël.

Reja debutoi në Seria A shumë i ri dhe së bashku me shokët e skuadrës Fabio Capello, Luigi Pasetti e Adriano Zanier, fituan Kampionatin e moshave të vitit 1965.

Në karrierën e tij si futbollist që zgjati nga viti 1963-1973, Reja veshi fanellën e Palermos, Alessandria dhe Beneventos, më të cilin mbylli karrierën si lojtar.

Pasi vari "këpucët në gozhdë", Reja nisi aventurën si trajner në vitin 1979, duke marrë drejtimin e një sërë skuadrash të nivele të ulëta duke nisur me Molinella, deri sa mbërriti te Seria B. Ai mori drejtimin e Pescara në sezonin 1989-1990 ndërsa ekipet e tjera që ka drejtuar janë Verona në sezonin 1992-1993, sezonin pasues drejtoi Bologna-n dhe më pas Lecce, Breschia, Catania,Torinon, Cagliarin dhe Genoan.

Në janar të vitit 2005 karriera e Edy Rejas merr një kthesë të rëndësishme pasi ai emërohet në krye të pankinës së Napolit duke zëvendësuar Gian Piero Venturan.

Tek napoletanët Reja shënon edhe qëndrimin më të gjatë në një pankinë nga janari i vitit 2005 deri në vitin 2009 ku e ndihmoi skuadrën të ngjitej nga Seria C në Serinë A.  Më pas provoi një aventurë në Ballkan ku drejtoi për një sezon Hajdukun e Splitit në Kroaci dhe në vitin 2010 morri drejtimin e Lazio dhe qëndroi për dy sezone me radhë.

Më pas Reja u ul në pankinën e skuadrës nga Bergamo , Atalantës të cilën e drejtoi për një sezon gjatë edicionit 2015-2016.

Në total Edoardo Reja ka trajnuar 22 ekipe që prej vitit 1979 duke grumbulluar një eksperiencë të madhe që do t’i shërbejë edhe në drejtimin e Shqipërisë. Pas Gianni De Biasit dhe Christian Panuccit futbolli në Shqipëri lihet në dorën e një tjetër italiani.

22 skuadrat që ka drejtuar Edy Reja si trajner:

1979-1980  Molinella

1980-1981  Monselice

1981-1982   Pordenone

1982-1983 Monselice

1983-1984  Pro Gorizia

1984-1985  Treviso

1985-1986 Mestre

1986-1987  Varese

1987-1989 Pescara Të rinjtë

1989-1990 Pescara

1990-1992 Cosenza

1992-1993 Verona

1993-1994 Bologna

1994-1995 Lecce

1996-1997 Breschia

1997-1998  Torino

1998-2001 Vicenza

2001-2002  Genoa

2003         Catania

2003-2004  Cagliari

2005-2009  Napoli

2009-2010  Hajduk Split

2010-2012   Lazio

2014       Lazio

2015-2016   Atalanta

 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë