Profil/ Ja kush është Theresa
May, pasardhësja e David Cameron 

Profil/ Ja kush është Theresa<br />May, pasardhësja e David Cameron 
Për herë të dytë në historinë e Britanisë së Madhe një grua do të jetë në krye të Downing Street. Këtë mbasditë konservatorja Theresa May do të emërohet kryeministre e Mbretërisë së bashkuar. Por cila është gruaja që do të jetë në krye të qeverise britanike?

Do të jetë pikerisht Theresa May 59-vjeçarja vajza e një pastori e diplomuar për gjeografi në Oxford ajo që do të drejtojë vendin pas vendimit për të qënë jashtë BE.

E cilësuar pak Merkel dhe pak Margaret Thacher, 59-vjeçarja do të jetë pasardhësja e David Cameron i cili dha dorëheqjen pas vendimit të Britanisë për të qenë jashtë BE.

Në politikë ajo do të hynte më shumë se 30 vite më parë, përpara se të zinte pozicionin e këshilltares në Londër nga viti 1986 deri në 1994-tën.

Deputete do të bëhej vetëm në vitin 1997. Që prej atëherë, ajo ka mbajtur disa pozicione brenda partisë, përfshirë atë të pjesëtares së kabinetit hije nga viti 1999 deri në 2010-ën, apo fakti që në periudhën e viteve 2002-2003 u kthye në të parën Sekretare të Përgjithshme grua të partisë.

Në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ajo u vendos në majin e vitin 2010 ndërsa sot në 2016 ajo do të jetë kryeministja e Britanisë së Madhe. 

Tashmë pas vendimit të referendumit May do të drejtoje një qeveri Brexit dhe sipas saj kjo rrugë tashmë nuk ka kthim pasi Brexit do të thotë Brexit.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin