Profil/ Kandidati i LSI, inxhinieri që
do shndërrojë Kavajën në Venecia
Maksim Kona është kandidati i LSI për zgjedhjet e Kavajës. Ai është doktor i shkencave inxhinierike i diplomuar në Torino, ndërsa punon në bashkinë e Kavajës.
Maksim Kona është kandidati i LSI për zgjedhjet e Kavajës. Kona është një emër i njohur në Kavajë me një “backgroung” të pasur në fushën e shkencave inxhinierike dhe në arkitekturë.
Maksim Kona ka lindur më 27 prill të vitit 1958 dhe i diplomuar për inxhinieri ndërtimi në Torino, është i specializuar në projektim e supervizionim të ndërtimeve civile, ndërtimeve industriale, rrugëve, veprave të artit, impiante dhe hidrocentrale.
Kona ka projektuar disa vepra infrastrukturore në Itali, ku ka jetuar për shumë vjet, por edhe në Shqipëri, ndërsa tashmë kërkon votën e tyre për të drejtuar bashkinë.
Nga një vështrim në faqen e tij në Facebook duket se Maksim Kona është vlerësuar disa herë me çmime për punimet e tij.
Në Facebook e tij nuk mungojnë citimet patriotike. "
Dijeni se ky komb është si një zambak por i rrethuar prej ferrash dhe nuk e lënë të lëshojë erën e ëmbël....". Statusi i Maksim KonësMegjithatë ai që e bëri më të njohur inxhinierin është projekti për pastrimin e përroit të Leshniqes, në fshatin Qerret.
Projekti kishte në plan rehabilitimin e Përroit të Leshniqes, që lidh qytetin e Kavajës me Qerretin duke e kthyer në 'Venecian' shqiptare.
Zyrtarët e Bashkisë së Kavajës e lidhën ndërtimin e kësaj rruge edhe nga këndvështrimi turistiko–kulturoro–histrorike.
“
Në këto territore kemi të bëjmë me disa fakte historike të një rëndësie të veçantë botërore.
Beteja e Durrachium, ku kulmin e saj e ka pikërisht në afërsi të Përroit. Rrallëherë në historinë e botës gjigante ndodhen njëkohësisht në të njëjtin vend për disa muaj.
Jul Qezari, Pompeu i madh, Mark Antonio etj., këtu në Kavajë për të ndarë fatet e botës”,
thuhej në relacionin teknik te projektit.Fotoja e projektit sipas bashkise se Kavajesdy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
42.7%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7562
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meloni udhëtim urgjent drejt SHBA-së, do të takojë Trump në Mar-a-Lago, ja çfarë pritet të diskutohet
4 Janar, 22:48
-
Pogradec/ Zjarri shkrumbon ndërtesën dykatëshe, evakuohen të gjithë banorët! Vatra ra te banesa e një të moshuari! Digjen dy shtëpi, shpëtohet e treta (VIDEO)
4 Janar, 22:15
-
“Dhjetë muaj në arrati kishte qëndruar në një shpellë me një ujk”- Dëshmia e rrallë e at Zef Pllumit për kënetën e Maliqit
4 Janar, 22:13
-
Agim Baçi: Çfarë duhet t'u shpjegojmë fëmijëve tanë
4 Janar, 22:04
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51
-
Ndryshimet që priten në politikat arsimore në Shtetet e Bashkuara
4 Janar, 21:28
-
Namir Lapardhaja: Sa më i madh halli, aq më e rëndë gjuha linçuese
4 Janar, 21:24
-
Mero Baze: Gjyqtari i Berishës po sulmohet që të bëhet 'shembull' për të tjerët
4 Janar, 21:03
-
SHBA/ Fillon funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter
4 Janar, 20:57
-
Gjirokastër/ Zjarri përfshin banesën në lagjen 'Palorto', shkak dyshohen skorjet e oxhakut të papastruar prej vitesh
4 Janar, 20:51
-
Austria hyn në kolaps politik pas dështimit të bisedimeve të koalicionit, kancelari Nehammer njofton dorëheqjen!
4 Janar, 20:42
-
DASH informon Kongresin mbi planet për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë
4 Janar, 20:25