Sokol Olldashi lindi me 17 dhjetor të vitit 1972 në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa që në kohen e gjimnazit ai iu bashkëngjit protestave kundër regjimit komunist. Ai u bë pjesë aktive e lëvizjes studentore në vitin 1990, ndërkohë që më pas nisi punën si gazetar në shtypin e shkruar.
Vitet pasuese, Sokol Olldashi nisi angazhimin e tij politik pranë Partisë Demokratike ku fillimisht u zgjodh kryetar i Forumit Rinor të kësaj force politike. Në zgjedhjet vendore të vitit 2001, Sokol Olldashi garoi në siglën e Partisë Demokratike dhe u bë pjesë e kuvendit të Shqipërisë si deputeti i Durrësit. Pas 4 vitesh Olldashi arrin të rizgjidhet deputet sërish në qarkun e Durrësit, teksa fitorja e tij ndaj ish- ministrit të asaj kohe të Bujqësisë, Agron Duka, shënoi një nga rezultatet surprizë të atyre zgjedhjeve.
I ardhur nga gazetaria, Olldashi hyri që herët në politikë, përmes strukturave të PD, për të qenë një ndër zërat më të fuqishëm në këtë parti, një polemist shumë i zoti dhe një zë ndryshe dhe në Partinë Demokratike në të cilën ai u rrit si politikan.
Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, Sokol Olldashi emërohet Ministër i Brendshëm, post të cilin e mban deri në vitin 2007 për ta lënë për shkak të kandidimit për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë të cilën ai e humbi përballë Edi Ramës.
Më pas Olldashi emërohet në krye të Ministrisë së Transporteve, ndërsa në 2009-ën ai zgjidhet deputet në qarkun e Fierit.
Me humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore te 23 Qershorit dhe dorëheqjes së kryetarit Sali Berisha, Olldashi kandidon për postin e kryetarit të kësaj force politike, ndërsa e humb këtë garë përballë kandidati Lulzim Basha.
Ollldashi gjatë karrierës së tij politike në Partinë Demokratike ndër të tjera ka qenë kryetar i kësaj force politike për Tiranën, anëtar i kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO